Nuk është hera e parë që këngëtarja Rihanna vonohet nëpër koncerte duke i lënë fansat të presin.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrëmjen e djeshme në Adelaide të Australisë.
Fansat kanë pritur rreth një orë e 20 minuta që këngëtarja të shfaqej në skenë.

Si të mos mjaftonte kjo këngëtarja ka zhgënjyer akoma më shumë fansat duke kënduar si fillim hitet e saj jo shumë të njohura.
Ndërsa për tu shfajësuar Rihanna thjesht ka thënë:-“ Mua gjithmonë më duhet shumë kohë për të ardhur në Australi”.
Më pas ajo ka nisur performancën me një sërë këngësh dhe është shfaqur në skenë me veshje të ndryshme.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com