Në disa portale mediash të huaja është duke qarkulluar lajmi se këngëtarja nga ishujt Barbados, Rihanna është duke pritur fëmijën e saj të parë.

Ky fakt është publikuar nga mediat e huaja për shkak të refuzimit të alkoolit, duhanit dhe marijuanës nga këngëtarja në festat e fundit madje thuhet se ajo i ka shmangur tërësisht festat dhe lokalet e natës.

rihanna

Megjithatë është ngritur një tjetër dyshim nga mediat. Cili është babai i fëmijës, nëse ekziston vërtetë një shtatzëni?

Spekullimet janë të shumta por rrethanat kanë çuar në dy emra, i dashuri aktual i Rihannës, reperi Drake dhe ish i dashuri këngëtari Chris Brown, të cilin e ka takuar kohët e fundit.

Drake

Mbetet për tu parë nëse këto janë vetëm spekullime mediatike apo këngëtarja është realisht duke pritur një fëmijë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)