Këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna ka ndarë disa foto bardh e zi me miqtë e saj në ‘Instagram’.

Ato janë realizuar për këngën e re të këngëtares, e cila do të publikohet ditën e premte.

“Videoja What Now do të jetë gati për ju ditën e premte. Sigurohuni që ta shikoni 100 herë në ditë”, i ka shkruar Rihanna 32.6 milion fansave në Twitter.

Kënga përmban një meditim dashurie.

“E kam gjetur një Rihanna këndon. Ai ndryshoi jetën time, por isha unë që ja ndryshova dhe ai erdhi në çastin e duhur në jetën time”.

rihanna

Këto vargje të bëjnë të mendosh se një person i ri mund të ketë hyrë në jetën e këngëtares.

Pas ndarjes nga reperi Chris Brown Rihanna i është përkushtuar vetëm karrierës së saj.

Ndoshta tanimë është momenti që këngëtarja të mendojë përsëri për dashurinë.

Në fotot e realizuara 25 vjeçarja  shfaqet mjaft e egër, veshur me të zeza, flokët e gjatë dhe një tualet gjithashtu në ngjyra të errëta.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)