Rihanna takon çiftin Macron
magjepset nga Zonja e Parë

Rihanna takon çiftin Macron<br />magjepset nga Zonja e Parë
Rihanna, këngëtarja me famë botërore një muaj më parë mori një nismë me fondacionin e saj “Clara Lionel Foundation”.

Ajo ftoi për bashkëpunim udhëheqësit e shteteve më të fuqishme, si kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeaux apo zëdhënësin e qeverisë gjermane, Steffen Seibert, që të hynin në bisedime e ta mbështesnin për çështjen e fëmijëve të paarsimuar.

Kjo pasi 264 milion fëmijë nuk shkollohen dhe për këtë Rihanna ua drejtoi thirrjen e saj të gjithë liderave botërorë.
 
Lidhur me këtë nismë të saj, dje Rihanna takoi presidentin francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij, Brigitte Trogneux.





Pas takimit, Macron postoi në Twitter premtimin se po i përkushtohet çështjes së arsimit, të cilën e cilësoi si një sfidë botërore.

“I përkushtuar me Global Citizien, Clara Lionel Foundation dhe Rihanna-n për të mbledhur fonde për edukimin. 264 milion fëmijë nuk ndjekin shkollë: le të fillojmë sfidën!”, shkroi Macron.

Rihanna nga ana e saj e falenderoi çiftin presidencial përmes rrjeteve sociale, duke postuar foto me ta dhe një status në Tëitter, ku thotë se ndihet mirënjohëse për pasionin me të cilin ata e trajtuan çështjen.
 
“Faleminderit zotit President Emmanuel Macron dhe Madamës Zonjë e Parë, për takimin e jashtëzakonshëm dhe pasionin për çështjen e arsimimit global dhe çështjen e arsimimit të vajzave.”



Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com

 

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)