GJIROKASTER- Prokuroria e Gjirokastrës rihap hetimin për ngjarjen e 25 prillit, ku u qëllua me armë në mes të qytetit dhe u kërcënuan tre persona, që në atë kohë u dyshua se autor ishte Kostandin Xhuvani, djali i ish-deputetes të Partisë Socialiste Luliza Xhuvani. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga burimet e akuzës, sipas të cilëve, prokuroria do të kryejë ekspertimin balistik dhe krahasues të tre gëzhojave dhe predhës së gjetur në vendin e ngjarjes pranë lokalit “Lithiumit” në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.
Burimet thonë, se prokurorët do të krahasojnë gëzhojat dhe predhën e gjetur në makinë me gëzhojat dhe pistoletën që i dyshuari Kostandin Xhuvani vrau 4 personat në lokalin “Ante Grand” në rrugën e Elbasanit në kryeqytet. Këto predha do t’i nënshtrohen ekzaminimit nga laboratori i policisë shkencore, për të parë nëse janë qitur nga e njëjta armë, pasi ditën e ngjarjes për këto të shtëna u akuzua Kostandin Xhuvani.
Hetuesit thonë, se nëse këto gëzhoja rezultojnë se janë qitur nga e njëjta armë, e cila ju kap të dyshuarit Xhuvani, do të provohet fakti se ajo ngjarje është manipuluar nga policia dhe prokuroria për të favorizuar djalin e deputetes.
Në vendimin e pushimit të çështjes së prokurorisë, thuhet se Kostandin Xhuvani në atë kohë nuk kishte në përdorim aparat celular, për të provuar me qelizat e telefonit saktësinë e vendndodhjes së tij në atë moment, si dhe lokali ku ndodhi ngjarja nuk kishte kamera të sigurisë. Këto elemente, bënë që Prokuroria të marrë të mirëqenë pretendimin e mjekut roje të Spitalit Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, i cili ka pretenduar se në orën kur ka ndodhur ngjarja në Gjirokastër shtetasi Kostandin Xhuvani ndodhej në këtë qendër mjekësore, pasi ishte shtruar në gjendje të rënduar nga alkooli.
Përveç kësaj prove, edhe dëshmia e personave të kanosur u ndryshuan një muaj pas ngjarjes, pasi ditën e ngjarjes ata identifikuan Kostandin Xhuvanin si personi që qëlloi me armë në drejtim të tyre, ndërsa një muaj më pas e mohuan këtë gjë.
Ky ndryshim qëndrimi, dyshohet se ka ardhur pas marrëveshjes mes palëve për të mbyllur dosjen e hapur në Prokurorinë e Gjirokastrës.
Me rihapjen e hetimit, të gjitha këto dyshime do të saktësohen edhe njëherë nga Prokuroria pasi janë ngritur dyshime se kjo ngjarje është manipuluar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO