TIRANE, 17 Janar/ATSH/- Pasditen e sotme u hap sërish aksi rrugor Tiranë-Elbasan në fshatin Ibë.
Rruga u bllokua mëngjesin e sotëm në orën 08:00 në të dyja kahet lëvizëse në fshatin Ibe, pasi firma që po merret me ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan bëri largimin e masivit të dheut që kishte rrëshqitur.
Urdhri për bllokimin e rrugës u publikua ditën e djeshme dhe ishte parashikuar që rruga të qëndronte e bllokuar deri më datë 18 dhjetor në orën 20:00.
Por firma ka punuar me rritme të shpejta dhe ka përfunduar punimet përpara afatit të përcaktuar./a.g/






