TIRANE - Aksi nacional Tiranë-Elbasan është hapur serish në mesditë, pasi ishte bllokuar gjatë gjithë paradites të së dielës për shkak të reshjeve të shiut. Duket se situata do të përsëritet, ku në rast se do të kemi reshje të shumta shiu policia e shtetit do të detyrohet të bllokoi serish rrugën për të shmangur çdo rrezik.
 
Fillimisht rruga u bllokua që në orën 10:00 të mëngjesit për arsye sigurie, duke krijuar radhë të gjata të automjeteve që lëvizin në këtë aks nacional. 
 
Ditën e djeshme, u zhbllokua një korsi e segmentit rrugor, ku vetë ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto , njoftoi dje hapjen por se qarkullimi do të vijonte ë ishte i kontrolluar, për të evituar çdo lloj problematike
 
Aksi nacional Tiranë-Elbasan vijon të jetë i bllokuar prej mbi 1 javë si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në fshatin Ibë të komunës Bërzihtë, për shkak të punimeve nga firma greke “Actor”. Ekskluzive/ Rrëshqitjet në Ibë nga shpërthimet e firmës greke
 
Nga rrëshqitja e dherave u regjistruan dëme të konsiderueshme të banesave, ndërsa 30 familje janë evakuuar nga zona. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)