Federatat sportive i kanë kërkuar qeverisë rikthimin e basteve sportive, ndonëse ato janë mbyllur që prej vitit 2018. Një pjesë e peticionit të federatave sportive është zbardhur, në të cilin thuhet se nuk kërkojnë rikthim të kazinove elektronike apo sallave të bingos. Ata propozojnë që të operojnë në treg vetëm operatorë ekonomikë të certifikuar, si edhe të vendoset një moshë limit për personat që do lejohen.
"Nuk po propozojmë hapjen e gjithë gamës së lojërave të fatit që përfshin dhe kazinotë elektronike apo sallave të bingos. Propozimi ynë përfshin transparencë fiskale totale, baste sportive online të rregulluara me ligi. Operatorë ekonomikë të certifikuar dhe përfshirjen e operatorëve globalë seriozë, si dhe vendosjen e limitit të moshës apo të një kufiri maksimal monetar.
Sipas propozimit, kjo praktikë ndiqet në shumë vende të botës dhe kërkojnë që një pjesë e të ardhurave të shkojë për të mbështetur sportin dhe rininë.
Rikthimi i basteve është mbështetur edhe nga Komiteti Olimpik Shqiptar. Vetëm një ditë më parë, kreu i KOKSH Fidel Ylli, i kërkoi Kryeministrit Edi Rama rikthimin e tyre. Sipas Yllit, kompanitë e basteve po gëlojnë në ‘errësirë’, duke mos paguar taksa, s’kanë të punësuar dhe nuk japin para për shtetin.
Sipas peticionit vendimi për mbylljen e lojërave të fatit në dhjetor 2018 ka qenë i drejtë sepse në atë kohë kanë qenë të përhapura vend e pa vend. Por, bastet sportive vazhdojnë të jenë në informalitet dhe kjo ka bërë që të ardhurat nga kjo veprimtari, sipas tyre, t'i shkojnë krimit.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga/ Java e 23-të e gjitha në një ditë dhe në një orar, spikat Tirana - AF Elbasani
28 Janar, 11:59
-
Superliga/ Nga porta në sulm, ky është 'Formacioni më i mirë' për vitin 2024
28 Janar, 07:22
-
Superliga/ Egnatia fiton kundër Vllaznisë në Shkodër dhe merr kreun, Laçi befason AF Elbasanin
26 Janar, 19:13
-
Spikat derbi i kryeqytetit, Vllaznia pret kampionët në fuqi! Agjenda e raundit të 22-të në Superligë, dy debutime trajnerësh
24 Janar, 12:17
-
Disiplina e FSHF dënon me 200 mijë lekë gjobë Elbasanin, Besa edhe 2 ndeshje pa tifozë! Pezullohet dënimi i 3 futbollistëve të Ilirisë dhe zyrtarit të Tomorit
23 Janar, 18:40
-
Po mahnit Anglinë, Rocco Vata ndiqet nga Man. United! Drejtoria teknike në FSHF është 'në gjumë'
23 Janar, 15:32
-
Sylvinho në stadium, Asllani dhe Laçi shkëlqejnë në Champions League
23 Janar, 09:13
-
Botërori 2026/ Pak orë nga dalja në treg, shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë për ndeshjen Angli - Shqipëri
21 Janar, 20:21
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
-
Kupa e Shqipërisë/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Partizani gjen Laçin, AF Elbasani luan me Vllazninë
17 Janar, 11:11
-
Kushtet atmosferike, shtyhen dy ndeshjet e Kategorisë së Parë! Agjenda e javës së 19-të
16 Janar, 14:53
-
Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e futbollit shkodran dhe Kombëtares! Vllaznia homazhe në stadiumin 'Loro Boriçi'
16 Janar, 13:52