Rihidhet shorti për KED, Manja:
PD ka kapur Vettingun për fyti

Rihidhet shorti për KED, Manja:<br />PD ka kapur Vettingun për fyti
Shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi do të rihidhet përsëri për të plotësuar mungesat në radhët e anëtarëve nga Gjykata Kushtetuese e Gjykata e Lartë.
 
Mirela Fana dha dorëheqjen ndërsa Vladimir Kristo refuzoi t’i nënshtrohej Vetingut, duke lënë këtë strukturë të rëndësishme të drejtësisë të paplotë.
 
"Në përputhje me të gjitha përcaktimet që ka bërë kushtetuta dhe ligji, edhe shorti për KED do të rihidhet përsëri".
 
Por pavarësisht rihedhjes së shortit të gjithë anëtarët e rinj të KED-së, Këshillit të Emërimeve në Prokurori dhe Gjyqësor, institucione që krijohen rishtaz me reformën në drejtësi, duhet t’i nënshtrohen Vettingut. Pa opozitën i gjithë sistemi ndodhet në ngërç.
 
"Thelbi i të gjithë reformës në sistemin e drejtësisë, i përcaktuar në ndryshimet kushtetuese është vettingu. Pa vetting nuk mund të ngrihet e kompozohet asnjë nga institucionet e reja të drejtësisë. E thënë më troç: me bllokimin e vettingut opozita e ka kapur për fyti zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë. E kishte detyrim kushtetues" tha ai.
 
Pas tre javëve pasi aplikantët që duan të bëjnë Vettingun të kenë plotësuar dosjet e paplota pranë avokatit të popullit dhe ONM të ketë skanuar emrat e tyre, maxhoranca do të kthehet sërish në vendnumëro. Pa opozitë e pa Vetting.
 
"Ne si maxhorancë me mbërritjen e dokumentacionit nga Avokati i Popullit do të vazhdojmë me procedurat parlamentare për ngritjen e komisionit 'ad hoc' duke dërguar përfaqësuesit e shumicës në këto komisione. Pastaj topi ngelet në fushën e opozitës për tu bërë pjesë e zbatimit të reformës në drejtësi ose jo" përfundoi Manja.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0