‘Rijetësimi’ i Piramidës, Rama: Ishte projekti më i vështirë dhe ambicioz, sot i shërben përgatitjes së të rinjve në tregun global dhe na kujton të mos harrojmë se nga vijmë

Në projektin e Rijetësimit të Piramidës, kryeministri Edi Rama tha se ky ishte një nga projektet më të vështira për të marrë forma, pasi në të duhet të ruhet arkitektura e veçantë, t'i qëndronte kohës, ti shërbente njerëzve dhe për ti kujtuar të gjithë që të mos harrojnë se nga vijnë.

"Është një nga projekte që ka marrë më shumë kohë për të marrë formën e tyre. Ky është projekti që në këndvështrimin tim ka qenë më i vështiri për të marrë formën  e dëshiruar dhe për të jetësuar harmonizimin e shumë të vështirë mes të shkuarës dhe të ardhmen përmes një ndërhyrje në të tashme.. kjo ka qenë një ndërtesë që dihet se çfarë qëllimi kishte por nga pikëpamja arkitektonike ishte ndryshe nga të tjera. Ishte një shkuarje përtej arkitektëve të kohës përtej kornizës së kohës që mbante përtej lavdinë e komunizmit.  Me kalimin e viteve Piramida u kthe në simbolin e "tokës së xanun" mes shteti dhe aktorëve të ndryshëm të sipërmarrjes, ku veprimtaritë nuk kishin lidhje fare me njëra tjetrën dhe hapësira qendrore mbeti gjithmonë një vend  shkretë. më pas lindi ideja irracionale për të kthyer këtë territor në territorin e parlamentit të ri që çoi në acarim brezin e ri që nuk ishte aspak i lidhur me kohën e dikurshme dhe protestuesit këtu kundër shembjes së piramidës ishin më të rinjtë që nuk kishin asnjë lidhje me komunizmin dhe Enver Hoxhën. Ata nuk protestonin për të ruajtur muzeun e Enver Hoxhës, por një shenjë të një kujtese që nuk është e tyre personale, por kujtesa kolektive e kësaj bashkia që ruhet pikërisht edhe nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve tejet të komplikuara për ta sjellë në një kohë të re dhe për të siguruar që të mos jetë një shprehje e përkohshme e një periudhe të caktuar historike por një ambicie që mishëron të ardhmen përtej ideologjive. Duhet ta pranoj se duke qenë se që kur u bëra kryetar i Bashkisë Tiarën e km pasur në mendje këtë godinë dhe për ta kthyer në një aset të rëndësishëm kulturor social të Tiranës që është një sfidë shumë e ndërlikuar. Godina është shumë karakteristike dhe e vençat dhe hapësirat e saj nuk janë lehtësisht të përdorshëm për çfarëdoqoftë. Sot projekti i plotëson të gjitha ata kushte për t'i qëndruar kohës, për ti shërbyer njerëzve dhe për ti kujtuar të gjithë që të mos harrojnë se nga vijnë. Kjo godinë sot bëhet gati t'i shërbejë ekstremit të kundër me të gjitha ta që përfaqësonte dhe donte Enver Hoxha duke i dhënë të rinjve lirinë e pakufishme të sfidimit të vetvetes dhe kërkimit të të ardhmen në një botë që është ende pa eksploruar. Sot janë 100 të rinj që fitojnë nga 1-7 mijë euro në muaj dhe janë në botën e tyre dhe kanë gjetur punë në internet dhe nuk punojnë as në shtete dhe as në privat. Sot janë 2.4 milionë vende pune të lira që konsiderohen si potenciali i këtij momenti për shërbimet në internet për kompani që janë në fund të botës dhe arrihen me një klik. Ajo që ne jemi duke përgatitu për të qenë në një fazë të re të revolucionit dixhital është shtrirja në çdo qytet  rrjetit të një programi për më të rinjtë që duan ti vënë në punë aftësitë e tyre në botën dixhitale për të fituar në muaj shumë më tepër se çdo të fitonin në  çdo punë tjetër jo vetëm në Shqipëri por edhe në Gjermani. Kemi kthyer vendin për të pasur rrugë të pastra dhe të kontrolluar dixhitale dhe të mos marrim rrugë të tjera që shkojnë kundër partneriteti tonë në ato dhe bashkëpunimit me SHBA", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rijetëzimi i Piramidës së Tiranës, Rama: Projekti më i vështirë, përgatit të rinjtë për tregun global të punës! Kim: Nga simbol i të kaluarës së errët në inkubator i të ardhmes së ndritur


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja