VIDEO/Riaktivizohet aerodromi i Gjirokastrës për sportet ajrore pas 30 vitesh, Rama: Një hapësirë më shumë për turizmin e zonës

Aerodromi i Gjirokastrës është rijetëzuar pas 30 vitesh. Spektakli i parë u dhurua nga 4 aeroplanë sportivë nga Maqedonia e Veriut dhe 2 të tjerë nga Kosova, që në bashkëpunim me mjetet fluturuese të Shoqatës së Aeronautikës Shqiptare dhanë spektakël mbi qiellin e kaltër.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar çeljen e këtij aerodromi si një hapësirë më shumë për turizmin e zonës.

"Mirëmëngjes dhe me eksperiencën e  çeljes së aerodromit të Gjirokastrës, një hapësirë më shumë për turizmin e zonës, ju uroj një të diel të mbarë", shkruan Rama.

Riaktivizimi i aerodromit të Gjirokastrës është bërë nga bashkia e qytetit, çka synon kthimin e kësaj piste një destinacion të sporteve të ajrit në funksion të turizmit dhe logos së re të Gjirokastrës "365 ditë turizëm".

I vënë në funksion në fillim të viteve '30, aerodromi i Gjirokastrës ka një histori gati 90 vjeçare. Avioni i fundit që është ulur në këtë piste, ishte një fluturak shtetëror që daton më 26 shkurt të vitit 1991 kur Ramiz Alia vizitonte për herë të fundit  Gjirokastrën.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni