TIRANE- “Javët që vijnë do të jenë kritike. Janë kritike për të demonstruar përparimin lidhur me reformat dhe një seriozitet qëllimi që kapërcen politikën dhe pasqyron interesat dhe dëshirat më të mira të popullit shqiptar”- ky është mesazhi që SHBA i përcolli sot qeverisë shqiptare me anë të Zëvendësndihmësit të Sekretares së Departamentit amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Filip Riker.
"Siç i thashë Kryeministrit, Uashingtoni do ta ndjekë vitin që vjen nga shumë afër. Presim të shohim përparim të vazhduar me reformat, si dhe respektim të pavarësisë së institucioneve demokratike; veçanërisht javët që vijnë do të jenë kritike. Janë kritike për të demonstruar përparimin lidhur me reformat dhe një seriozitet qëllimi që kapërcen politikën dhe pasqyron interesat dhe dëshirat më të mira të popullit shqiptar. " u shpreh Riker.
Deklarata e zyrtarit të lartë amerikan u dha në konferencën e përbashkët për median që ai mbajti me Kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, por ku nuk u lejuan të bëhen pyetje.
Kryeministri Berisha deklaroi se prioriteti më madhor i qeverisë shqiptare është anëtarësimi në Bashkimin Europian, ndërsa nënvizoi vendosmërinë e mazhorancës për të bërë gjithçka që vendi të meritojë statusin kandidat. Gjithashtu, Berisha falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen që i japin vendit tonë.
“Unë e njoha zotin Riker me të gjitha reformat e ndërmarra, problematikën që ne përballemi dhe vendosmërinë e qeverisë për të bërë gjithçka, për të merituar statusin kandidat dhe për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme. E garantova se mbetem plotësisht i vendosur për të punuar për pavarësinë e institucioneve.”- u shpreh Berisha.
Takimin e parë në vendin tone, Riker e pati me ministrin e punëve të jashtme Edmond Panariti ndërsa në orën 16:00 do takohet me presidentin Nishani.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.9%
-
Jo
47.9%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta për “listat e zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Serie A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin
11 Janar, 17:23
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Thoma Gëllçi: 11 Janari, Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!
11 Janar, 17:12
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06
-
Gjermani/ Socialdemokratët nominojnë sërish Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit
11 Janar, 16:59
-
Francë/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 59 të plagosur (VIDEO)
11 Janar, 16:44
-
Zjarret në Los Anxhelos, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44