Rikja pas eleminimit: Juria e padrejtë,
kam kërcyer më mirë se çdo herë!

Rikja pas eleminimit: Juria e padrejtë,<br />kam kërcyer më mirë se çdo herë!
Spektakli “Dancing With the Stars” tashmë ka hyrë në zonën e tij të nxehtë.

Këtë javë një ndër konkurrentet më sensuale u eleminua nga juria.

Kjo është Rike Roçi, e cila për “Shqiptarja.com” ka reaguar duke thënë se skualifikimi i saj ka qenë i padrejtë.

“Ishte i papritur edhe nga ana ime, nuk e prisja dhe ngela si e habitur. Mmmm...mbase ka qenë shumë e dukshme nga fytyra ime natën e djeshme. Kjo mbetet një mister, nuk e di, nuk e di sepse kam qenë më mirë se të gjithë rradhët e tjera edhe  ka qenë i vetmi kërcim që kam ndjerë shumë e jam kënaqur. Përsa, i përket improvizimit, mendoj se isha më mirë nga të gjithë të tjerët. Mua më ra mambo si kërcim dhe ishte hera e parë që e kërceja, ndërsa të tjerëve ju dhanë kërcime që i kishin bërë dhe herët e kaluara dhe i dinin hapat kurse unë do të improvizoja aty në moment për një kërcim që unë akoma se kisha bërë”, shprehet Rikja.

E pyetur nëse do të vazhdojë të qëndroj akoma në Tiranë ajo thotë se, mbas skualifikimit do të qëndrojë akoma ca ditë në Tiranë dhe më pas do ti rikthehet jetës normale.

“Kam marrë komente shumë pozitive, sidomos nga fansat. Mua më bëhet qejfi sepse publiku është gjëja më e rëndësishme. Nëse i kam pëlqyer publikut kjo është më e rëndësishme se skualifikimi. Mendoj që është Flaka Krelani aty që mund të japi shumë kuptim edhe….bukuria nuk është çdo gjë”, përfundon Rikja. 

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas