TIRANË- OSHEE njofton të gjithë qytetarët e disa lagjeve në kryeqytet se ditën e nesërme (10 shtator) do të ketë ndërprerje energjie në intervale kohore të ndryshme. Këto stakime të energjisë vijnë për shkak të rikonstruksioneve të disa kabinave elektrike.
Konkretisht stakim të energjisë do të ketë: nga ora 09:00-13:30, rruga "Agush Gjergjevica", rruga "Todi Shkurti", rruga "Budi" si dhe një pjesë e ish-Qytetit Studenti. Nga ora 09:00-15:00, Rruga "Hoxha Tahsim", Pjesërisht Sheshi i Xhamllikut. Ndërsa nga ora 09:00-15:30, Rruga "Riza Jaha", rruga "Qema Stafa".
Komento