Rikonstruksioni i bibliotekës së Lushnjës, Rama: Të rinjtë akses në 83 mijë libra

Rikonstruksioni i bibliotekës së Lushnjës, Rama: Të rinjtë akses në 83 mijë libra

Bibloteka e rikonstruktuar në Lushnjë dhe gjendja e saja para rregullimit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rikonstruksioni i bibliotekës së Lushnjës. Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Rama shkruan se tashmë të rinjtë kanë akses në plot 83 mijë libra për të zgjeruar dijet e tyre.

“MIRËMËNGJES dhe me transformimin e bibliotekës së Lushnjës, ku të rinjtë kanë tashmë akses në plot 83 mijë libra për të zgjeruar dijet e tyre, dhe për të kaluar kohë cilësore në mjedise moderne e dinjitoze, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Kryebashkiakja Sefa tha se, “falë kësaj ndërhyrje do të kemi një bibliotekë me pamje moderne, pasi duam të afrojmë sa më shumë të rinj”.

Rikonstruksioni i bibliotekës, e konceptuar edhe si hapësirë multifunkisonale, ku të rinjtë angazhohen në trajnime dhe bashkëbisedime të ndryshme, u mundësua me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR), në kuadër të projektit “Të rinjtë për të rinjtë”.

Pjesë e bibliotekës do të jetë edhe një kënd i teknologjisë së informacionit ku të rinjtë mund të  lexojnë edhe libra online.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:40
Muzhaqi: Rikonstruktohet biblioteka në Lushnjë me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, të rinjtë akses në 83 mijë libra

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar ditën e sotme ristrukturimin e bibliotekës në Lushnje, realizuar me anë të mbështetjes financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë në thirrjen e dytë për project-propozime rinore, pas kërkesës së Këshillit Vendor Rinor Lushnje.

“Rikonstruktimi i bibliotekës ishte një kërkesë e Këshillit Vendor Rinor të Lushnjes, i kthyer në një projekt nga Bashkia e Lushnjes, financimi i të cilit u bë i mundur nga thirrja për infrastrukturë rinore që realizohet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.” shprehet Muzhaqi.

Më tej, ministrja Muzhaqi shton se tashmë biblioteka ofron 83 mijë tituj librash ku të rinjtë kanë akses.

“Me një transformim rrënjësor, Biblioteka e Lushnjes, tashmë me ambiente bashkëkohore dhe moderne, hap sërish dyert për çdo libërdashës, të cilët mund të zgjedhin midis 83 mijë titujve të librave për të zgjeruar njohuritë e tyre në fusha të ndryshme.

Krenare që të rinjtë e Lushnjes tashmë kanë një bibliotekë të re falë bashkëpunimit të suksesshëm rini, bashki, qeveri.” tha Muzhaqi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit