Rikonstruksioni i “Qemal Stafës”
Bozdo: Projekt i Bashës, Veliaj gënjen

Enno Bozdo‏, ish nënkryetari i Bashkisë së Tiranës kur ky institucion drejtohej nga Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të Erjon Veliajt nga shkolla e mesme “Qemal Stafa”.
 
Sipas Bozdos, kryetari aktual i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, gënjeu lidhur me rikonstruksionin e kësaj shkolle. Bozdo thotë në reagimin e tij se investimi në shkollën “Qemal Stafa” nuk është realizuar nga bashkia aktuale, por “ka nisur zbatimin nga administrata Basha”.
 
Ish numri dy i Bashkisë Tiranë, shprehet se Veliaj vijon të mburret me punët e Bashës. 

“Edhe sot, Veliaj përsëri gënjeu. Vesi del me shpirtin...thonë! Shkolla Qemal Stafa, një investim prej rreth 152 milionë lekësh, është inicuar, projektuar dhe ka nisur zbatimin nga administrata Basha. Veliaj që s’ka ç’të tregojë, se s’ka nisur asnjë punë dhe me sa duket s'ka asnjë projekt, vazhdon të mburret me punët e Bashës.
E vetmja "pune" qe ka nisur, ate tek Parku i Liqenit, po kundërshtohet fort nga qytetarët. Bëmat e Veliajt nuk kanë lidhje me punën, kanë lidhje vetem me rryshfetin dhe korrupsionin, siç ishte çmimi i biletës, parkimi te parku rinia, betonizimi i liqenit, dhjetefishimi i taksave dhe tarifave. Këto jane "dhuratat" e Veliajt për Tiranen”,
ka shkruajtur Bozdo në Facebook.

Redaksia Online
m.b/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Bilbao përmbys 3-1 Romën dhe e eliminon nga Europa League

VIDEO/ Bilbao përmbys 3-1 Romën dhe e eliminon nga Europa League