/ATSH/- Drejtuesit e 8- të fshatrave dhe Kryetari i Komunës Margegaj, Rexhë Byberaj, në rrethin e Tropojës, i kanë drejtuar një letër falenderimi Prefektit të Qarkut Kukës, Safet Gjici, për kontributin që ai ka dhënë, për rinisjen e punimeve, përfundimin e rikonstruksionit të rrugës Bajram Curri - Valbonë.
Në letrën falenderuese, kryetarët e fshatrave dhe kreu i Komunës shprehen: "Në emër të të gjithë banorëve të Komunës, i'u shprehim falenderimet dhe mirënjohjen tonë të sinqertë, për kontributin tuaj për zhvillimin urban, rural dhe turistik të zonës.
Premtimi që ju bëtë, gjatë çeljes së sezonit turistik, për përfundimin e kësaj rruge, u bë realitet, duke ndikuar jashtëzakonisht shumë, në shtimin e numrit të turistëve, që e frekuentojnë këtë pikë turistike, Luginën e Valbonës".
Në këtë letër falenderimi, shkruhet më tej se: nga Prefekti Gjici, banorët e zonës presin akoma më shumë mbështetje për realizimin e shumë projekteve të tjera, konkretisht të rrjetit të ujësjellësit, projekt që është dorëzuar në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, si dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Drejtuesit e fshatrave, por edhe kreu i Komunës, kanë shprehur mirënjohjen e tyre edhe ndaj Qeverisë Shqiptare, me mbështetjen e së cilës zona ka përfituar projekte, të cilat kanë ndikuar në arritjen e standarteve të kërkuara, për pritjen dhe përcjelljen e turistëve, vendas dhe të huaj.
Gjatë inspektimit të punimeve, disa muaj më parë Zv/Kryeministri Niko Peleshi tha se Rruga Bajram Curri-Valbonë, 11 kilometra e papërfunduar, do të jetë një investim që jo vetëm do përfundojë, por edhe do i japë Luginës së Valbonës një zhvillim turistik akoma më të madh. Peleshi ka siguruar kompaninë, se qeveria do të mundësojë akordimin e fondeve shtesë, në mënyrë që kjo rrugë të përfundojë sa më parë, pasi Lugina e Valbonës është një resurs turistik, jo vetëm për Tropojën por për të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë.
Ndërkohë, Prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici ka deklaruar, se kjo rrugë shumë e rëndësishme për Parkun Kombëtar "Lugina e Valbonës" do të përfundojë, ashtu siç do përfundojnë rrugët: Kukës-Krumë dhe Kukës-Shishtavec.
Gjici ka shtuar, se me mbështetjen e fuqishme të qeverisë shqiptare, Kukësi, Hasi dhe Tropoja do të kenë një mundësi akoma më të madhe zhvillimi.
/Shqiptarja.com