Punimet për rikonstruksionin e shkollës së mesme të bashkuar “Koço Brisku” në Lapardha po vijojnë intensivisht, me synimin për ta kthyer atë në një ambient modern për mësim dhe aktivitete.
Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga kantieri, ku duket se puna po ecën me ritme të shpejta për përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin pedagogjik.
“Ky investim i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Berat do të krijojë kushtet e duhura për zhvillimin e procesit mësimor, duke e kthyer shkollën në një hapësirë frymëzuese, edhe për aktivitetet pas shkollës”, u shpreh Rama.
Qëllimi është krijimi i standardeve moderne dhe të sigurta për zhvillimin e procesit mësimor dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit.
Komente









