Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga transformimi i Bulevardit “Zogu I”.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se është kënaqësi të kalosh tani në këtë zonë, sidomos gjatë mbrëmjeve, teksa thekson se gjithë investimi i kryer i ka rritur vlerën pronës.

“Çfarë kënaqësie të kalosh në mbrëmje në Bulevardin Zogu I, kur ka përfunduar tanimë projekti i Rilindjes Urbane që i ka dhënë aksit historik një vezullim mbresëlënës – pa llogaritur rritjen e mënjëhershme të vlerës së pronës së banorëve e të tregtarëve të krejt zonës. Punë, Jo Gjumë. Ska Kohë Për Pushim”, shprehet Rama.

Bulevardi “Zogu I” e cila është transformuar, përdoret si shëtitore, me sheshe të vogla dhe fasada të unifikuara të ndërtesave.