Rikonstruktohen 3 fusha në kompleksin e Tiranës, investimi pjesë e programit për terrenet futbollistike

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkpunim me klubin e Tiranës ka rikonstruktuar 3 fusha të kompleksit ‘Skënder Halili’ në kryeqytet. Këto fusha përveç ekipit të parë vlejnë edhe për futbollin e moshave që është prioritet për intitucionin e futbollit shqiptar. Ky ndërkohë është një investim në kuadër të projektit ‘100 fusha’.

“Ndihem vërtetë mirë që jam këtu sot me një lloj infrastrukture të ndryshuar, të rinovuar me tre fusha të reja me tapet artificial, që në fakt është baza e zhvillimit të futbollit. Nëse nuk kemi një infrastrukturë të mirë dhe nëse nuk kemi trajnerë të mirë, e kemi të vështirë që të kemi shumë fëmijë dhe që të na bashkohen sa më shumë djem e vajza në lojën tonë, për të luajtur sport, për të qenë të shëndetshëm, për t’u edukuar më mirë.

Ky është prioriteti kryesor i Federatës së Futbollit, futbolli i fëmijëve, zhvillimi i sa më shumë i akademive dhe pikërisht për këtë bashkëpunim me klubin Tirana, që dua të falënderoj Presidentin Halili dhe të gjithë administratën për një administrim të shkëlqyer me administratën e Federatës së Futbollit në rikonstruksionin e këtyre tre fushave me bar artificial dhe në projektin për të rinovuar edhe tjetrin me bar natyral për ekipin e parë. Në fakt ka shumë nevojë, sepse Tirana është një qytet me 1 milion banorë dhe për të bërë aq fusha sa fëmijë të Tiranës dëshirojnë të luajnë futboll, duhen shumë më shumë se kaq”, – tha Presidenti Duka, duke e vënë theksin te projekti i 100 fushave, duke ftuar të gjithë ata që janë të interesuar për t’u bërë pjesë e zhvillimit të infrastrukturës sportive.

“Ky është fillimi, ne kemi një projekt të shpallur për futbollin e fëmijëve, për futbollin amator, për të ndërtuar 100 fusha me bar natyral, që ka filluar. Ftojmë sa më shumë bashkëpunëtorë, biznese private, pushtetin vendor që të na gjejnë sipërfaqe të lira, përveç këtyre të limituara që kemi aktualisht. Të gjejmë sipërfaqe të lira apo të blejmë toka të lira për të ndërtuar aq fusha sa vërtetë i takojnë fëmijëve të Tiranës.

Shqipëria është një vend që e dashuron shumë futbollin dhe nga një sondazh që kemi bërë ne, fatmirësisht për futbollin dhe fatkeqësisht për sportet e tjera, 90% e shqiptarëve që merren me sport, luajnë futboll. Jo të gjithë luajnë futboll të organizuar, por edhe futboll amator.

Nëse nuk punojmë për fëmijët, nëse nuk afrojmë sa më shumë fëmijë, nëse nuk kujdesemi sa më shumë për ta, atëherë nuk do të kemi moshat e tjera. Kur themi fëmijë, themi vajza dhe djem, pa bërë dallime, madje pak më shumë për vajzat”, – tha ndër të tjera Presidenti i FSHF-së.

Ndërsa, Presidenti i Tiranës, Refik Halili, falënderoi të gjitha ata që kanë punuar për rikonstruksionin e fushave dhe shprehu dëshirën që akademia të vazhdojë të prodhojë sa më shumë elementë të vlefshëm të cilët mund të luajnë me klube më të mëdha të Europës në të ardhmen.

“President, ju falënderoj për gjithçka keni bërë për futbollin dhe për ne. Falënderoj të gjithë ata që kanë punuar në këto ambiente gjatë gjithë kësaj kohe. Falënderoj shumë gjithashtu trajnerët e akademisë, stafin e akademisë e në veçanti drejtorin e akademisë, Devi Muka. Ju premtoj juve dhe tifozëve të Tiranës që ne do të ecim para dhe shpresojmë që të prodhojmë sa më shumë elementë, të cilët do të mund të luajnë nëpër klube europiane siç kemi bërë deri më tani, pa kërkuar madje shpërblime shumë të mëdha vetëm që futbollistët të kenë një shans të mirë. Shpresoj që në këto ambiente ne të kemi sa më shumë futbollistë. Unë ju kam bërë një kërkesë që në të ardhmen të mund të ndërtojmë edhe dy fusha të tjera në kuadër të projektit të 100 fushave. Shpresojmë që të bëjmë gjithçka gati e të trokasim tek ju për ta vazhduar bashkëpunimin më tej”, – u shpreh Halili.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite