Rikonstruktohet biblioteka 'Hamit Beqaj', Veliaj: Investimi në biblioteka, alternativë që të rinjtë të lënë lotot dhe bastet

Të rinjtë e kryeqytetit, studentët, por edhe çdo i apasionuar pas librit, ka një strehë të re për t’iu përkushtuar leximit, studimit apo aktiviteteve të ndryshme kulturore.

Bashkia e Tiranës ka rindërtuar bibliotekën e Njësisë Administrative 8, duke e kthyer atë në një mjedis modern dhe të përshtatshëm për çdo lexues.

Në përurimin e Bibliotekës Nr. 5, ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj theksoi angazhimin e bashkisë për t’iu ofruar miqve të librit hapësira sa më dinjitoze, si një mënyrë për t’i dhënë kulturës dhe leximit një vëmendje më të madhe, por edhe për të tërhequr të rinjtë.

Ka qenë prej kohësh një nga ambiciet tona që të kishim një strehë të tillë për librin në Njësinë 8. Në fakt, kur hyn dhe shikon fotot se si kanë dalë bibliotekat e reja, i ngjajnë shumë kafeve luksoze. Ndjej një entuziazëm shumë të madh kur mendoj se kemi ardhur te dita kur shteti, publiku, bashkia, qyteti, ofron të njëjtin luks për librin siç e ofron kapitalisti për atë që shkon pi kafe në një nga 10 mijë kafet e Tiranës.

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës

Veliaj vlerësoi edhe njëherë vendimin e rëndësishëm të qeverisë për mbylljen e kazinove duke e konsideruar atë si një nga vendimet më të guximshme. Ai tha se një nga arsyet pse bashkia e ka shtuar ritmin e punës me bibliotekat, terrenet sportive, këndet e lodrave, është pikërisht për t’u dhënë një alternativë tjetër të rinjve të qytetit.

Kryebashkiaku risolli në vëmendje fushatën për dhurimin e librit, ndërsa u bëri apel të rinjve të bëhen pjesë e saj, si një mënyrë për të pasuruar bibliotekat.

Kemi nisur një fushatë për dhurimin e librit. Siç po bëjmë fushatën e mbjelljes së pemëve, sikur ta merrnim seriozisht edhe këtë të librave, jam i bindur që mund të mbledhim më shumë se 100 mijë libra, për ta rikthyer librin në trend. Ndaj, dua t’ju bëj apel të gjithëve që nëse keni mundësi, librat që tashmë i keni lexuar, që kanë kaluar në duart e familjes, mund t’ia dhuroni bibliotekës”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 07/11/2018 02:36

    Ceshte ky emer biblioteca hamid BEQJA nuk ka ndonje emer tjeter psh BIBLOTEKA RUGA E DIJES . CJANE KETO EMRA ANAKRONIK PSE KALAMAJTE E MI DUHET TE NJOHIN KUSHESHTE HAMID BEQJA ISH KRYETAR KOMITETI EKZEKUTIV I ENVER HOXHES NE DURRES APO SI I ATI I HAJDUTIT ILIR BEQJA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë