Emblema e historisë së arsimit shqip, Mësonjëtorja e famshme, apo siç quhet sot Muzeu ABC në Korçë, po i nënshtrohet rikonstruksionit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Kishte ardhur koha që ky objekt-dëshmi i arsimdashjes dhe kurajës mëmëdhetare, të shërohej nga plagët e kohës dhe rikthehej në formën e shkëlqimin që i takon. Mure, çati, dyer e dritare të amortizuara nga koha, rrjeti i vjetër elektrik, sistemi i ngrohjes dhe mbrojtjes nga zjarri, do të jenë të tëra në standarde optimale në mbyllje të këtij viti”.
Me një fond prej 30 milionë lekësh do të ndërhyhet për rikonstruksionin e ndërtesës, e cila ka pësuar çarje të mureve, për shkak të lëkundjeve të fundit sizmike në Korçe.
“Muzeu “ABC”, është një institucion i rëndësishëm jo vetëm për Korçën, por për gjithë historinë e arsimit shqip. Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë ndodhet në ndërtesën e shkollës së parë shqipe, e hapur më 7 mars 1887 nga ana e mësuesit patriot Pandeli Sotiri. Kjo shkollë u hap më 7 Mars 1887, me leje nga Perandoria Osmane. Ndërtesa ishte shtëpia ku banonte patrioti korçar Diamant Terpo i cili e dhuroi këtë banesë për shkollën shqipe.
Ndërtesa e muzeut ka tetë mjedise ekspozimi. Në ambientet e muzeut janë të ekspozuara lëndë dokumentare nga historia e shkrimit shqip dhe botime të vjetra në gjuhën shqipe. Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908, pastaj edhe historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (Evetari, 1744), hartuar nga Naum Panajot Bredhi (Veqilharxhi) e deri te abetaret më të vonshme.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7796
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
Udhëtim mes dy kohëve, veprat e realizmit socialist shfaqen në Korçë përmes projeksioneve digjitale
23 Nëntor, 17:01
-
Korça 'mbulohet' nga bora! Disa fshatra pa energji elektrike
23 Nëntor, 12:42
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Maliq/ Zjarri shkrumbon banesën, shkak dyshohet shkëndija elektrike! Dëme të shumta materiale, s’ka të lënduar
21 Nëntor, 18:26
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10