Merr formë Zona e Lirë Ekonomike, TEDA! Veliaj: Lehtësi për bizneset, gjenerohen 5 mijë vende pune

Rruga që të çon drejt zonës së lirë ekonomike TEDA në Kashar, po rikonstruktohet dhe për kryebashkiakun Erion Veliaj, kjo zonë po merr jetë me vendosjen edhe të linjës energjetike dhe kanalizimeve në zonë.

“Këtu ndodhemi në zonën mes Kasharit, Vaqarrit dhe autostradës Tiranë-Durrës, që do të thotë se ata që do të përfitojnë më shumë janë qytetarët e lagjes “Rilindja” [ish Astiri], lagjet e Kombinatit dhe lagjet e Kasharit dhe Vorës. Kjo është zona më e madhe industriale-ekonomike në Shqipëri, e menaxhuar nga një ent publik, si Bashkia e Tiranës, që e çon nivelin e qeverisjes vendore në një dimension tjetër. Më përpara bashkia shihej vetëm për punët e komunales, por tani jemi futur si një faktor ekonomik sepse besoj se qyteti i mirë nuk është vetëm ai që rregullon, mbjell pemë, ndërton çerdhe, kopshte e shkolla, por është edhe qyteti që mendon ku do të punojnë njerëzit”, u shpreh Veliaj.

Veliaj ftoi të gjitha bizneset të bëhen pjesë e kësaj sipërmarrjeje që pritet të gjenerojë mbi 5 mijë vende pune.

“Po targetojmë këto lloj biznesesh, ndaj nëse jeni pjesë e kësaj kategorie, ose nëse njihni biznese nga Japonia deri në Amerikë, që duan të transferohen këtu, do të përfitojnë disa incentiva. Incentiva e parë është pa TVSH. Kjo do të thotë se doganën do ta kemi këtu, zyrën e tatimeve dhe taksave po ashtu. Tjetra është që, 120% e investimit është e deduktuar, për efekt të investimit dhe për të incentivuar këtë zonë. E njëjta gjë vlen për shpenzimet që ka trajtimi, për sigurimet shoqërore, dhe ka kategori të ndryshme, në varësi të biznesit dhe të numrit të punonjësve që merr ai biznes, 2-3 vite të këtyre incentivave, për të filluar me një këmbë të mbarë dhe për të qenë aty për të ndihmuar bizneset që të hedhin rrënjë në Tiranë dhe të planifikojmë këtu një hapësirë të jashtëzakonshme punësimi”, deklaroi ai.

Sipas kryebashkiakut, gjatë verës do të nisë faza e dytë e punimeve, ku do të ndahen parcelat për secilin prej bizneseve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)