Rikonstruktohet shkolla ‘Ismail Qemali’, Veliaj: Së shpejti kryeqyteti me 17 shkolla të reja

Këtë fillim viti një prej shkollave ikonë të Tiranës, gjimnazi “Ismail Qemali”, ka hapur dyert me standarde moderne. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të klasave, palestrës dhe terreneve sportive të jashtme, ndërsa ka instaluar edhe sistemin e ngrohjes qendrore.

 Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi,ishte për të inspektuar punimet në shkollën “Ismail Qemali”  në kryeqytet ku u shpreh se pas rikonstruksionit nxënësit e gjejnë shkollën e tyre më të bukur dhe me kushte shumë herë më të mira.

Jam shumë i lumtur që ia mbërritëm kësaj dite, që shkolla “Ismail Qemali” të hidhej në tokë e të ringrihej nga e para, tamam si një feniks për këtë vit të ri. Të gjithë nxënësit të cilët me shumë mirëkuptim kanë “bujtur” në shkollat e tjera, sot kanë një ambient fantastik të rinovuar, duke filluar nga fushat. Është ndër të vetmet shkolla që ka edhe fushë tenisi, edhe volejbolli, edhe futbolli e basketbolli, ka një palestër, ka një sallë force, ka gjithë ndriçimin LED, ka një ngrohje me pellet.

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës duke patur në fokus përmirësimin e infrastrukturës, në ambientet në shkolla  ka realizuar ndryshime në në disa nga gjimnazet e kryeqytetit, ndërkohë që shumë shpejt do t’i shtohen edhe 17 shkolla të reja.

Një nga arsyet pse kemi një mbipopullim në këtë shkollë është kryesisht prej cilësisë, megjithatë hapja e shkollave të reja dhe fillimi i 17 themeleve për 17 shkolla të reja do të ulë edhe këtë presion. Jam i lumtur që edhe “Ismail Qermali”, brenda këtij viti, do të shkojë në parametrat normalë të raportit të nxënësve me mësuesit; pra, klasa të përballueshme dhe jo të mbingarkuara. Hapja e shkollave të reja do të kërkojë bashkëpunim me prindërit, që fëmijët të regjistrohen ku e kanë shkollën e tyre më të afërt. 

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës

 

Falë portalit, si “Ismail Qemali”, si një shkollë tjetër në Kombinat, në Laprakë, në Kinostudio, ose në Sauk, merr mësuesit që kanë dalë të parët në portal. Kjo do të thotë se edhe cilësia e mësuesve po shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme. Ndaj, këshilla ime është: patjetër që do rikonstruktojmë dhe do kemi shkolla model, shkollat klasike të Tiranës, por patjetër që shkollat e reja të Tiranës, siç është shkolla “Kosova”, automatikisht do të marrin mësuesit më të mirë. Presioni i panevojshëm tek drejtoritë do të duhet që të ndalojë këtë vit, sidomos me hapjen e shkollave të reja”, u shpreh Veliaj

Kryebashkiaku vlerësoi edhe nismën e kryeministrit Rama për të ndihmuar nxënësit ekselentë, një inkurajim më shumë për të dalë me rezultate të larta.

Me ofertën e kryeministrit që nxënësit me 9-ta dhe 10-ta kanë arsim universitar falas dhe tarifa 0, plus një bursë, unë besoj se kemi bërë të gjithë inkurajimin e mundshëm, si financiar, si infrastrukturor, që realisht ata që janë më të mirët, jo vetëm të shpërblehen dhe të respektohen, por të kenë mundësi të shkëlqejnë pa futur dorën në xhep, sepse besoj që shoqëria ia ka detyrim brezit të ardhshëm, të atyre që janë realisht më të mirët.

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës

Nga ana e saj , deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi falenderoi kryebashkiakun Veliaj për vëmendjen e treguar në këtë njësi dhe për investimet e vazhdueshme që janë realizuar.

Dua shumë të falënderoj kryetarin për këtë investim shumë të madh, për një dhuratë të mirë dhe të bukur që është bërë jo vetëm për nxënësit, por edhe banorët. Kam shumë besim që këtë vit do të kemi jo vetëm 17 dhurata të tjera, por edhe shumë e shumë të tjera. Ky rikonstruksion, sidomos për nxënësit që takuam, të Maturës Shtetërore, bashkë me vendimet që ka marrë Qeveria, është një shans shumë i mirë për brezin e ri, i cili do të gëzojë jo vetëm frytet e kësaj shkolle, edhe frytet e fillimit të studimeve në universitet, me tarifa 0 për studentët e ekselencës, por edhe me lehtësira shumë të mëdha për studentët e tjerë”, u shpreh Vasilika Hysi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë