Rikthehen emocionet e Champions
Reali nis mbrojtjen e titullit me Basel

Rikthehen emocionet e Champions<br />Reali nis mbrojtjen e titullit me Basel
Sonte në mbrëmje në orën 20:45 rikthehet magjia e UEFA Champions League për edicionin 2014-15. Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Europë pritet me mjaft interes, pasi spektaklin, grindën dhe emocionet i ka të garantuara ashtu sikur cdo edicion. 32 ekipe të ndara në 8 grupe nisin garën për trofeun magjik. 4 grupet e para zbresin sonte në fushë me Realin e Madridit, që është ekipi për t’u mundur, pasi mban kurorën e ‘mbretit’ të Europës.

Spanjollët sonte do ta nisin mbrojtjen e titullin përballë ekipit të Baselit në “Santiago Bernabeu”. Sfida parashikohet e lehtë në letër të ekipin e drejtuar nga Anceloti, por paraqitja në këtë edicion ka lënë për të dëshiruar, pasi në 5 ndeshjet e para, kampionët e Europës kanë arritur që të marrin vetëm 2 fitore, teksa kanë pësuar 3 humbje, dy nga të cilat nga Atletiko e Madridit. Largimi i mesfushorëve Alonso dhe Di Maria ka prishur ekuilibrat në këtë repart duke sjellë mjaft probleme në mbrojtje dhe në finalizim në sulm, pasi pasimi i fundit ka mundur në ndeshjet e fundit.

Fitorja me Baselin sonte nuk është thjeshtë nevoja për tre pikë për ta nisur mbarë edicionin, por edhe një detyrim duke pasur parasysh gjendjen e tensionuar në kampin madrilen, teksa tifozët kanë kërkuar largimin e Presidentit Perez duke e fajësuar për merkaton dhe të kapitenit Casillas për golat e pësuar. E ndërsa kërkesa e parë është e pamundur, e dyta duket e realizuar, pasi edhe Anceloti është duke menduar që t’i besojë portën Navasit.

Për t’u kthyer te ndeshja, sonte në Bernabeun mitik do të zbresë në fushë edhe shqiptari nga Kosova pjesë e kombëtares sonë, Gashi, i cili ka realizuar ëndrrën e tij që të luajë përballë Realit të Madridit. Po në grupin B, sonte Liverpuli nis rikthimin në Champion me Razgrad, sfidë e lehtë. Finalistët e kompeticionit, Atletiko do udhëtojë në Greqi për t’u përballur me Olimpiakos, ndërsa Juventusi pret Malmoan në Itali.

Në grupin C, Zeniti e nis nga Benfika, që këtë edicion premton surpriza, ndërsa oligarkët e Monakos presin Leverkusenin, e cila e ka nisur kampionatin në një gjendje të mirë. Grupi i fundit që luan sonte është D, aty ku Borusia e Dortmundit me Arsenalin do të tërheqin audiencën maksimale të mbrëmjes së parë me një sfidë titanësh, e përsëritur nga edicioni i kaluar duke realizuar të gjitha pritshmëritë. Në sfidën tjetër të grupit, Gallatasarai pret Anderlehtin, ku debuton një tjetër shqiptar nga Kosova, ish kapiten kuqezi, Besnik Hasi.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku