‘Rikthehen’ krerët e degëve të PD! Goxhaj skeptik për protestën e Berishës: S’i bashkohem, e pasinqertë! Basha? Ka gjithë të drejtën e botës të mendojë rikthimin

TIRANË- Të bindur se Sali Berisha nuk është e ardhmja e PD edhe disa drejtues të stukturave lokale të demokratëve nuk do t’i bashkohen protestës së thirrur prej tij.  Kreu i degës 4 të demokratëve në Tiranë Ervin Goxhaj i bashkohet grupit të demokratëve që do të bojkotojnë protestën e thirrur nga ish kryeministri. Sipas tij kjo protestë është e pasinqertë dhe më shumë sesa luftë ndaj kundërshtarit do të thellojë ndarjen brenda PD. Për këtë ka një argument.

 “Për mendimin tim, protesta është e pasinqertë. Ne kemi organizuar protesta në 8 vite, janë protestat më të mëdhaja që PD ka bërë ndonjëherë i kemi bërë kur nuk kemi qenë të përcarë, por si mund të bësh protestë kur e ke shtëpinë të përcarë. E shoh si protestë që i shërben përcarjes së mëtejshme të PD, jo luftë kundër regjimit", tha ai. 

Berishës nuk do t’i bashkohet as nëse apeli vendos tja lërë ish kryeminstrit të drejtën e drejtimit të partisë.

 “Kurrsesi nuk i paragjykoj vendimet e gjykatave, madje i respektoj ato, nëse gjykata i jep të drejtë Berishës, unë do të jem një votues i thjeshtë, përsa kohë që Sali Berisha dhe ish ministra të tij që duan të bëhen sërish ministra, sepse nuk ka të ardhme, Berisha nuk ka të ardhme.”, shtoi Goxhaj . 

Me skepticizëm sheh edhe bashkëpunimin në horizont LSI-PD, pasi sipas tij, partia që me gjasë do drejtohet sërish nga Ilir Meta synon vetëm të përfitojë nga partia më e madhe e opozitës.

 “LSI dhe PD kanë provuar që në 2009 që janë si një trup i bakterizuar, që PD është trupi  dhe LSI bakteri që kërkon të ushqehet. Demokratët e ndershëm, jo ata që mbase kanë përfituar, e dinë se cfarë i ka hequr kurrizi nga LSI. Sakrifica e tyre është hedhur përtokë nga drejtorët e ministrat e LSI", tha ai. 

Kreu i degës 4, të cilin Rithemelimi e ka zëvendësuar me një tjetër drejtues mohon edhe zërat që Lulzim Basha po planifikon krijimin e një partie të re. Madje për të, rikthimi në krye të PD i ish kryedemokratit është i mirëpritur.

"Për mendimin tim që Basha ta mendojë rikthimin ka të drejtën e vet dhe po ta bëjë, shumë mirë do bëjë. Kam diskutuar shpesh dhe gjatë, biseda për parti të re është e vetmja që s’kemi diskutuar kurrë", u shpreh Goxhaj. 

Mungesën në protestën e thirrur nga Sali Berisha e kanë konfirmuar edhe disa prej drejtuesve të tjerë lokalë të PD. Bashkë me ta, sinqeritetin e kauzës së protestës e kanë vënë në pikëpyetje duke refuzuar t’i bashkohen  edhe deputetët Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj e Ferdinand Xhaferraj.

Intervista e plotë
Së pari si është gjendja sot në strukturat e PArtisë Demokratike, në degën që ju drejtoni?
-Situata në degën që drejtoj prej 8 vitesh situata është shumë e keqe, ka një ndasi mes demokratësh ka 2 seli. Partia funksionon me struktura, dega 4 ka 13 grupseksione, 9 qëndruan në seli ndërsa 4 iu bashkuan kauzës së Rithemelimit. Pranë selisë i qëndruan edhe LDG e FRD. Padiskutim që ata kanë bërë zgjedhje, janë demokratë, por njerëzit që kanë bërë beteja javën ata që aderojnë në këtë seli. Nuk dua të them që Sali Berisha mashtron , por më vjen keq që e mashtrojnë atë, i thonë që njerëzit janë shumë mirë, madje unë kam komunikuar me krerë degësh të tij që thonë kemi frikë ti themi Berishës që situata nuk është mirë.

Sali Berisha ka thirrur një protestë, do te merrni pjesë dhe a po i organizoni njerëzit?
-Që unë t’i bashkohem protestës nuk bëhet fjalë. Për mendimin tim, protesta është e pasinqertë. Ne kemi organizuar protesta në 8 vite, janë protestat më të mëdha që PD ka bërë ndonjëherë i kemi bërë kur nuk kemi qenë të përçarë, por si mund të bësh protestë kur e ke shtëpinë të përçarë. Babai i shtëpisë duhet të mbledhë fëmijët e vet njëherë pastaj të sulmojë kundërshtarin. Sali Berisha po e bën protestën me kokrra-korrka njerëzish. Shoh që po lëvizin shumë pak, në zonë nuk vjen deputeti, por ish deputeti, e shoh si protestë që i shërben përçarjes së mëtejshme të PD, jo luftë kundër regjimit.

A do të bëni ju një kundër-protestë, mbase duke mos i motivuar njerëzit që t’i bashkohen asaj?
-Unë nuk do të ndaloj, as nuk nxis protestë. Thjesht ai që ka dy pare mend në kokë nuk i bashkohet protestë.

Si e sheh baza bashkëpunimin e ardhshëm PD-LSI, Sali Berisha ka deklaruar se do të ketë aleat Ilir Metën.
-LSI dhe PD kanë provuar që në 2009 që janë si një trup i bakterizuar, që PD është trupi  dhe LSI bakteri që kërkon të ushqehet. Demokratët e ndershëm, jo ata që mbase kanë përfituar, e dinë se çfarë i ka hequr kurrizi nga LSI. Sakrifica e tyre është hedhur përtokë nga drejtorët e ministrat e LSI. Dhe kur Basha bëri aleancë me LSI e kam gjykuar negativisht. Është turp që ata të jenë krah demokratëve.

Në rast se gjykata vendos pro Sali Berishës, do i bashkoheni atij?
-Kurrsesi nuk i paragjykoj vendimet e gjykatave, madje i respektoj ato, nëse gjykata i jep të drejtë Berishës, unë do të jem një votues i thjeshtë, për sa kohë që Sali Berisha dhe ish ministra të tij që duan të bëhen sërish ministra, sepse nuk ka të ardhme, Berisha nuk ka të ardhme.

Shpesh është folur që Lulzim Basha ka në plan krijimin e një force të re politike, e keni diskutuar këtë me ish kreun e PD?
-Ky është një spekulim. Kam diskutuar shpesh dhe gjatë, biseda për parti të re është e vetmja që s’kemi diskutuar kurrë. Çfarë nuk dëgjojmë jo vatra demokratike etj tj, ne jemi demokratë, ne do të rrimë në PD dhe do ta forcojmë atë për ta bërë forcë fituese.

Rikthimi i Bashës?
-Ky është vendim i tij, ka gjithë të drejtën e botës ta mendojë edhe këtë.

Edhe pse e ka çuar partinë në humbje pas humbje?
-Kjo është një temë tjetër, ka shumë për të diskutuar pse kemi shkuar në humbje, nuk e shoh si ti, se PD shkoi në humbje ka shumë gjëra të pathëna, për mendimin tim që Basha ta mendojë rikthimin ka të drejtën e vet dhe po ta bëjë, shumë mirë do bëjë.

A ka besueshmëri sot te PD? Mund të jetë ajo alternativë qeverisëse, apo ndarja e brendshme ka shkaktuar pasoja të parikuperueshme?
-Që Sali Berisha ka bërë korrupsion madhor, unë te Sali Berisha nuk e besoj, ne kemi kontribuuar për 30 vite për Sali Berishën dhe e kemi dashur... deri me 8 janar. Atë që Sali Berisha i bëri demokratëve, më bëri që të ndahem nga Sali Berisha. Sa i përket besimit që Shqiptarët kanë te PD, kredibiliteti i PD ka rënë por kjo do nuk do të thotë se situata është e parikuperueshme. Unë e kam bindje personale dhe jo vetëm unë, nëse berisha largohet sinqerisht, se nuk ka qenë larguar sinqerisht, bashkë me disa eksponentë të tjerë, ne të gjithë do bashkohemi, dhe do jemi forca lider në këtë vend.

 

Intervista e plotë me Ervin Goxhaj

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karadakliu: 06/07/2022 14:35

    JU te gjithe e dini, pasi qe kur e kur, e keni pasur Berishen ne krye te PD,qe kur sundoi dhe varferoi dhe krijoi kaos per shqiptart dhe Shqiperine.Ju e dini te gjithe kush eshte e cfar e eshte Berisha,Kush e ndertoi kaosin,drogen_lazaratin dhe krimin ne Shqiperi.Pse tash nuk jeni te sinqert,korrekt dhe sy pa trembur,t'a thoni shtruet e shpluet.Jo ti Berisha,Nuk mund t'i prish perseri PD-se.tash je edhe NON GRATA, nuk mund te fashehim perhere nga ata qe te zune me"pele per dore" dhe te ndjekin.Je plakur me keto te liga,largohu nga ne dhe PD-ja.

    Përgjigju
  • Bubi Me Lesh: 06/07/2022 14:00

    O bubi me lesh o bubi përshesh. Po salhe bajga është komonist i kriminelit Enver. Është hajdut kriminel psikopat si mundesh ti o bubi me lesh dhie ti besosh saliut të dhim kok e këmb NON GRATA apo për ty rëndësi ka që të hash një sufllaqe o taqe.

    Përgjigju
  • Vazhdo: 06/07/2022 12:57

    Rri me butakun o butak. Me jemi per ne shesh deri sa ramushi te shkoje per lesh bubi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve