Këto janë pamjet panoramike që ofron lundrimi me varkë turistike në ujërat e liqenit të Fierzës. Operatorët privatë të Kukësit, me investimet e tyre, kanë mundësuar rikthimin e lundrimeve turistike në liqen. Ata thonë se këtë sezon ka patur një frekuentim të lartë nga të huajt.
“Kemi pasur lëvizje edhe nga huaj që kanë ardhur. Kemi pasur amerikanë, kemi pasur polakë, kemi pasur izraelitë, sirianë por shumicën e lëvizjeve kemi pasur edhe kosovarë, por shumicën e lëvizjeve kemi bërë domethënë nga qytetarët e Kukësit”, thotë Edmond Bytyçi, kapiten i licencuar
Lundrimet janë zhvilluar pothuajse çdo ditë ku mesatarisht rreth 25 persona zgjedhin ta eksplorojnë Liqenin e Fierzës.
“Dy deri në tre rrugë pothuajse i kemi bërë për çdo ditë. Mesatarisht në secilën rrugë mesatare, po të paktën gjashtë shtatë njerëz”, shton ai.
Shëtitja me varkë në ujërat e Fierzës është një mundësi për të parë peizazhet spektakolare të verilindjes, fshatrat dhe komunitetet përreth.











Komente
Komento