Rikthehen netët magjike të 'MIK festival' në Korçë, Zamira Kita: Na presin surpriza, do ketë edhe një natë me balet

Për të pestin vit radhazi Festivali i Muzikës Internacionale në Korçë, “MIK Festival” rikthehet në 3 netë magjike nga data 29 deri më 31 korrik në qytetin e serenatave.

Drejtorja e Qendrës së Artit dhe Kulturës, Zamira Kita zbuloi disa nga risitë e edicionit të pestë të festivalit, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët e Korçës por edhe turistë e vizitorë të mos e humbasin tri netët e koncertit festiv.

“Muzika internacionale në Korçë vjen sot në edicionin e 5-të. Ka qenë ideja e të madhes Inva Mula dhe ne do vazhdojmë ta mbështesim. Është kënaqësi që të kemi tre netë të jashtëzakonshme, të mrekullueshme. Unë i ftoj të gjithë të jenë në Korçë sepse përveç koncerteve, këngëtarëve dhe instrumentistëve që do të jenë të ftuar kemi dhe një natë me balet", thotë Kita.

Programit të edicionit jubile nuk do t’i mungojnë emra të njohur të muzikës dhe jo vetëm si Emile Rose, Elida Duni etj.

“Në datën 31 do të shkojmë në Prespë, ku rezervojmë surpriza të bukura me të gjithë veprat e trashëgimisë sonë  kulturore dhe historike. Dëshiroj të them që do të kemi Elida Dunin, Emile Rose e shumë artistë të tjerë që kanë bërë emër", shprehet ajo.

Edicioni i 5-të, i muzikës internacionale “MIK festival” do të zhvillohet në zonën e pazarit të vjetër si dhe në teatrin Andon Zako Çajupi. Ditët e fundit të festivalit, artistët do të zhvendosen në ishullin e Maligradit dhe në shtëpinë e Sterio Spasses në Prespë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'