Qarku i Korçës ditën e sotme është përfshirë nga reshje shiu me intesitet të ulët deri në mesatare, shoqëruar me erë.
Sipas informacioneve, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa problem, por megjithatë rekomandohet kujdes për drejtuesit e automjeteve në qarkullim.
Në zonën e Koritës në Maliq janë evidentuar reshje breshëri, por momentalisht nuk raportohet për dëme në sektorin bujqësor.
Këto reshje kanë bërë që vatrat e zjarrit aktive prej 15 ditësh në Malin e Thatë të shuhen dhe situata të kthehet në normalitet.
Komento