Ditët me diell ia kanë lënë zyrtarisht vendin shirave të vjeshtës. Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se këto reshje janë tipike të stinës, teksa nga ana tjetër theksoi se jemi akoma larg dimrit.
“Reshjet do të vijojnë gjatë ditës së sotme dhe të nesërme. Në Shkodër, Lezhë, Kukës intesnisti i reshjeve do të jetë më i lartë gjatë orëve të natës. Në Dibër, Tiranë, Durrës, Vlorë reshjet do të jenë mesatare, ndërkohë në qarqet e tjera do të jenë me intesnitet të ulët”, tha Gjoni ndërsa shtoi se problematike do të mbetet era.
Temperaturat nesër parashikohen:
Në zonat bregdetare 14/18 gradë Celcius
Në zonat e ulëta 13/19 gradë Celcius
Në zonat malore 7/15 gradë Celcius
Ndër të tjera Gjoni nënvizoi se të dielën do të kemi një rënie 1-2 gradësh të temperaturave minimale.
Komente











