Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se reshjet do të jenë me intensitet të dobët deri në mesatar.
“Reshjet e shiut do të jenë të dobëta deri në mesatare. Në qarqet Shkodër, Kukës, Durrës dhe Gjirokastës priten të shoqërohen me shtrëngata. Reshjet do të jenë prezente gjatë gjithë kësaj jave edhe pse herë pas here do të ketë ndërprerje”, tha Gjoni për Report Tv.
Ajo theksoi se në zonat malore në veri të vendit do të kemi reshje dëbore në lartësitë mbi 1000 metër.
Ndërkohë pavarësisht reshjeve të shiut nuk do të kemi rënie të temperaturave.
"Të enjten do të kemi një rritje prej 1 ose dy gradësh, ku në zonat bregdetare dhe malore temperaturat maksimale priten të shkojnë 17 dhe 18 gradë celcius", shtoi ajo.
Parashikimi i temperaturave për nesër:
Në zonat bregdetare 11/16 gradë Celcius
Në zonat e ulëta 9/14 gradë Celcius
Në zonat makore 3/7 gradë Celcius
Komente











