/ ATSH- N.Lena/ - Nuk kanë kaluar më shumë se 10 muaj nga funksionimi i moratoriumit që ndalon gjuetinë për 2 vjet dhe rezultatet janë befasuese. Ky efekt është më i dukshëm në zonat e ligatinave të vendit tonë. Në Parkun Kombëtar të Divjakës pati një periudhë kur shpendët e egër, ata sezonale apo të përhershëm, gati u zhdukën.Tashmë kjo zonë po rigjenerohet dhe çdo gjë po kthehet në habitatin e vet. I njëjti fenomen po ndodh edhe me gjethin. Lopët e egra kanë filluar të duken dhe të shumohen në vendet më të thella  dhe të mbrojtura të pyllit.