Rikthehen thirrjet mashtruese/ DY numrat nga të cilët duhet të ruheni... nëse e zgjasni telefonatën mund ta paguani shtrenjtë

Rikthehen thirrjet mashtruese/ DY numrat nga të cilët duhet të ruheni... nëse e zgjasni telefonatën mund ta paguani shtrenjtë

Thirrjet mashtruese nga telefoni janë rikthyer sërish këtë fillim viti. Në vitin 2018 Shqipëria u piketua nga një sërë skemash mashtruese që operonin përmes thirrjeve telefonike me prefikse nga vende të tilla si Bjellorusia, Lituania dhe Letonia por nuk përjashtoheshin edhe vende të tjera. Në këto raste kompanitë mashtruese pas telefonit bëjnë një telefonatë të shkurtë “peshkuese” dhe presin që ju t’i telefononi pas duke ju tarifuar me çmime të larta. Sa më e gjatë telefonata aq më e lartë fatura që qytetarët do të paguanin në fund të muajit.

Por këtë fillimvit edhe pse skema është e njëjtë ajo që ka ndryshuar janë prefikset nga vijnë telefonatat, që i takojnë vendeve europiane kryesisht Greqi, Francë apo Itali. Në këtë rast rënia pre e mashtrimit bëhet më e thjeshtë duke pasur parasysh që një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë në rastin më të shpeshtë kanë të afërm në vendet fqinje si Itali dhe Greqi por edhe marrëdhënie biznesi.

Si funksionon skema

Fillimisht do të merrni një telefonatë nga një numër i huaj. Në rastin e raportuar pranë redaksisë numri në fjalë është +338910061722. Ky numër është me prefiks francez por si ky kompanitë mashtruese kanë me qindra. Telefonata është e shkurtë por në disa raste mund të interpretohet se nuk e keni dëgjuar ndaj qytetari i kthen telefonatën. Në anën tjetër nuk njoftoheni as për zile por menjëherë hapet telefoni dhe nuk përgjigjet askush. Sa më e gjatë telefonata aq më i lartë fitimi për kompaninë mashtruese në anën tjetër që fitimin e ka në bazë të impulseve.

Duke qenë se keni rënë një herë pre e kësaj situate dhe keni kthyer telefonatën, kompania mashtruese në anën tjetër ju bën një tjetër telefonatë. Këtë herë vetëm një orë më pas me numrin +336980764570 që i korrespondon prefiksit grek. Nëse sërish do të bëni telefonatën sërish do të jeni duke paguar shtrenjtë. Si këto telefonata do të merrni disa përgjatë ditës dhe të gjitha me numra të ndryshëm me synimin që ju t’i telefononi. Këshilla më e mirë në të tilla raste? Thjesht mos i telefoni./Monitor

*titulli redaksional*

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 13/01/2020 12:51

    Unë e kam të thjeshtë nr që si njoh nuk i marr mbrapsh.

    Përgjigju
  • Tiran: 13/01/2020 10:20

    O robt keta numra me kan ren ter diten mua..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Non grata' nga SHBA, shpallet në kërkim ndërkombëtar Artan Grubi 

'Non grata' nga SHBA, shpallet në kërkim ndërkombëtar Artan Grubi