Në një postim në Facebook ka shkruar se sot ka nënshkruar pro kësaj kandidature. “Si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nënshkrova në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes. Komisioni Zgjedhor i Pergjithshëm kishte miratuar sot, pas verifikimit, deklaratën e tij të kandidimit, dhe tashmë ka nisur zyrtarisht grumbullimi i nënshkrimeve”, ka shkruar Vraniqi.
(Postimi në Facebook nga Erzen Vraniqi)
Nga ana tjetër kryetari në detyrë i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka paralajmëruar se nuk do rikandidojë për një mandat ë dytë. Ditët e fundit Vetëvendosje është përfshirë nga polemikat brenda saj.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com