Është zhvilluar ditën e sotme në bazën ushtarake të Pashalimanit ceremonia për kthimin e anijes ‘Butrinti’ nga stërvitja ‘Adrion Livec 2016’.

Stërvitja u realizua në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dhe sigurisë detare në detin Adriatik. 

Të pranishëm në këtë takim ishin Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Shefi i shtabit të përgjithshëm Jeronim Bazo dhe Komandanti i Forcave Detare Ylber Dogjani.

Në fjalën e saj Kodheli theksoi se anija ‘Butrinti’ ishte pjesë e një stërvitje të madhe rajonale. ''Kjo stërvitje u krye në prag të angazhimit tonë në operacionin në detin Egje. Shqipëria merr pjesë për herë të parë në një operacion në det. Vendi ynë shkon ballëlartë në samitin e Varshavës. Realizimi me sukses i stërvitjes është tregues i faktit se personeli i anijeve detarë është i aftë dhe i përgatitur profesionalisht për përballimin e sfidave dhe vështirësive me të cilat përballet jo vetëm deti Adriatik dhe Jon po dhe në misionet e Natos apo vendet anëtare të BE-së. Kodheli gjithashtu theksoi se kjo stërvitje u mbështet për herë të pare nga buxheti i shtetit me 100%'',  u shpreh Kodheli.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)