Pas shumë vitesh mungesë në ekranet dhe në skenat shqiptare, këngëtarja Anxhela Peristeri së shpejti do të vij me një këngë dhe një klip.

Edhe pse prej vitesh ka jetuar në Greqi, ajo ka zgjedhur ti rikthehet sërish audiencës shqiptare.

anxhela persiteri

Kënga e saj do të jetë e rrymës elektro- swing me tekst të Rozana Radit ndërsa, videoklipi do të realizohet nga “Max Production”, duke sjellë  Anxhelën në versionin “burlesque” alla Aguilera.

Është premtuar që do të jetë rikthim i bujshëm por, le të presim momentin e publikimit të këngës për tu shprehur me superlativa.
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)