Rikthehet Bayerni, Hamburgu
i Mavraj mposht Lajpcigun

Rikthehet Bayerni, Hamburgu<br />i Mavraj mposht Lajpcigun
Bayern Mynih rikthehet tek fitorja në javën e 20-të të Bundesligës gjermane.

Skuadra e drejtuar nga Ançeloti ka mposhtur 2-0 në transfertë Ingolshtadin por ka vuajtur shumë. Golat për bavarezët janë shënuar vetëm në fund të takimit. I pari që tundi rrjetën kundërshtare ishte mesfushori Arturo Vidal në minutën e 90-të.

Ndërsa një minutë më vonë kur gjithçka ishte e përcaktuar sa i përket tre pikëve vjen edhe një gol i bukur nga Arjen Robben. Bayerni mposht në transfertë 2-0 Ingolshtad dhe ngjitet në kuotën e 49 pikëve duke thelluar diferencën me Lajpcigun e vendit të dytë në 7 pikë.

Lajpcigu është mposhtur 3-0 në fushën e tij nga Hamburgu i Mavraj. Humbje surprizë edhe e Dortmund që mposhtet 2-1 ndaj Darmshtadit. Fitojnë edhe Bayern Leverkusen dhe Borusia.M. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos