Lideri i Forca D’Italia, Silvio Berlusconi do të rikthehet në skenën politike pasi ka vendosur të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme. Lajmin e bëri të ditur vetë Berlusconi gjatë një interviste për emisionin e mëngjesit në një nga televizionet italiane.
“Unë u hoqa nga senati dhe nga skena politike jo në rrugë demokratike dhe nuk tërhiqem. Kush mendon se do tërhiqem, duket që nuk më ka njohur. Unë kam detyrime ndaj votuesve”.
Sa i përket aleancave të mundshme, ish-kryeministri italian shtoi se nuk ka ndërmend të bëjë koalicion me Angelino Alfano duke shtuar se partia e tij nuk ka nevojë për të rilindur pasi ka qenë gjithnjë prezent.
“Forca Italia nuk ka nevojë për të rilindur, është e gjallë dhe shumë mirë. Do të duhet shumë punë për të rimarrë përsëri votuesit tanë të cilët nuk kanë shkuar për të votuar. 50% e italianëve kanë qëndruar në shtëpi, pasi janë të zhgënjyer me politikën.”
Silivio Berlusconi po kryen aktualisht shërbim të detyruar mjekësor, ndërsa bëhet e ditur se kjo punë e detyrueshme mund të përfundojë përpara afatit të vendosur, 15 shkurt.
Berlusconi ka qenë kryeministër në fillim të viteve ’90, por vetëm për pak kohë, nga viti 2001 deri në 2006 dhe sërish nga viti 2008 deri në 2012. Ai dha dorëheqjen nga ky post për shkak të krizës financiare që përfshiu Italinë në atë periudhë, duke ia lënë vendin ekonomistit Mario Monti.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO