Rikthehet dëbora në Kukës, pritet shi e stuhi, në Shkodër vijojnë përmbytjet

Edhe pse zyrtarisht dje kemi hyrë në stinën e pranverës, Kukësi është mbuluar nga dëbora. Reshje intensive kanë rënë pothuaj gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të bien ende, jo vetëm në rrethinat e Kukësit, por edhe në qytet. Deri tani nuk ka zona të bllokuara nga reshjet e dëborës.

Reshjet e dëborës në Kukës janë shoqëruar me erëra të forta, temperatura të ulëta dhe vështirësi për qarkullimin e mjeteve, pasi ka prezencë akulli në disa akse. Rruga e Kombit është e qarkullueshme, ndërsa rrugët rurale me shumë vështirësi.

Situata në Shkodër
Në qarkun e Shkodrës vijon që të jetë shumë problematike situata nga përmbytjet. Oboti në Anën e Malit, por edhe Dajçi dhe shumë fshatra të tjerë vijojnë që të jenë të bllokuar nga përmbytjet. Në këtë qark janë mbi 3 mijë hektarë tokë e përmbytur dhe rreth 100 banesa të rrethuara nga uji.
Ndërkohë që në Velipojë, banorët japin alarmin, pasi rrezikon që të çahet argjinatura nga prurjet. Banorët kërkojnë ndihmën e ushtrisë për të ndërhyrë. Sot rrezikohen argjinatura e Darragjatit dhe e Mushanit. Të bllokuara janë aksi Shkodër-Velipojë, Shkodër-Dajç, Mali i Mushanit-Rranxa, mund te kalohet vetem me mjetet e ushtrise.


Argjinatura në Velipojë

Parashikimi i motit
Sot priten reshje në të gjitha qarqet. Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare, përjashtuar qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Durrës, ku ato pritet të jenë mesatare, lokalisht deri intensive. Në disa qarqe do të ketë edhe shtrëngata.

Reshje dëbore në zonat malore, në Veri do të zbresin deri në 400m, ndërsa në Jug deri në 900 m mbi nivelin e detit. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 / 18 °C, në vendet e ulëta: 6 / 17 °C, në vendet malore: -3 / 12 °C.

Përmbytjet
Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të jenë larta për shkak të prurjeve nga liqeni i Shkodrës dhe lumi Drin në drejtim të lumit Buna.

IGJEUM thotë se për arsye të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Në pjesën tjetër të territorit parashikohet prurje te larta në pjesët fushore të lumenjve.

 

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale