Dhunë në Këlcyrë/ Goditet me grushte dhe sillet me urgjencë në Tiranë lojtari i Maliqit, trajneri: Ishim në rrezik për jetën, por dolëm gjallë (VIDEO)

Rikthehet dhuna në kampionatin shqiptar të futbollit në Kategorinë e Dytë në ndeshjen Këlcyra-Maliqi e zhvilluar ditën e sotme dhe e mbyllur me rezultatin 1-1. Një futbollist i Maliqit, Arlind Xaka është goditur gjatë ndeshjes me grusht në nofull dhe ka përfunduar fillimisht në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas u nis drejt Tiranës me urgjencë për mjekim më të specializuar, pasi ka dëmtime serioze.

Trajneri i Maliqit Egli Malësia i kontaktuar nga Shqiptarja.com u shpreh se ishte mbrojtësi i Këlcyrës, Aristidhis Coli që goditi futbollistin e ekipit të tij. Ai theksoi se jeta e lojtarëve ishte në rrezik, pasi janë goditur gjatë gjithë ndeshjes. Malësia thotë se në kushtet aktuale po mendon tërheqjen nga kampionati. Report Tv siguron pamjet e momenteve të tensionit gjatë ndeshjes mes dy ekipeve sot në Këlcyrë.

"Lojtarët e ekipit të Maliqit janë goditur pa top pa gjë gjatë gjithë ndeshjes. Aristidhis Coli goditi futbollistin e ekipit të tonë në nofull. Pa ti dhunë dhe cdo gjë ishte ne ekstrem. Tentuan të më godisnin edhe mua, por nuk arritën.

Për arsye familje nuk duam ta publikojmë emrin e lojtarit tanë që është goditur në nofull. Po mendoj të tërhiqem nga kampionati. Delegati dhe vëzhguesi nuk e di se cfare do të relatojnë. FSHF-ja duhet të bëjë punën. Kemi përjetuar tmerr në fushën e Këlcyrës, gjë të cilën nuk e kemi hasur në asnjë fushë tjetër.

Jeta e lojtarëve ishte në rrezik. Falenderojmë Zotin që dolëm gjallë nga fusha e Këlcyrës, në kushte të tilla dhune fizike dhe psikologjike vetëm për futbollin nuk behet fjalë më. Me lojtarë të gjakosur, me lojtarë në rrezik për jetën me thoni ju a mund të luhet futboll? Sot njërit prej futbollistëve i është rrezikuar jeta. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë" tha ai për Shqiptarja.com.

Ndërkohë që vëzhguesi i FSHF-së Elidon Hala i kontaktuar nga gazetari i Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase ka mohuar se ka pasur dhunë në fushën e lojës. "Nuk ka pasur sherr në fushën e lojës. Dëmtimi ka ardhur si pasojë e goditjes nga mbrojtësi kundërshtar" thanë ata.

Aristidhi Coli nuk është një emër i njohur për Komisionin e Disiplinës në FSHF-së, pasi vitin e kaluar në datë 8 tetor është dënuar me gjashtë ndeshje pezullim po për dhunë ndaj kundërshtarit, ndërsa sot akuzohet nga ekipi i Maliqit për një tjetër episod të dhunshëm.

1572800502_sherrgrusht001.jpg

Pamje nga ndeshja dhe momentet e tensionit te sfida Këlcyra-Maliqi
Momentet kur lojtari i Maliqit dërgohet me urgjencë në spital
Aristidh Çoli 


Arlind Xaka

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Premti: 04/11/2019 12:51

    Për ç’farë tjeter mund të degjohet fshati Kelcyre me kelcyrjotet fshatare?

    Përgjigju
  • Maliqi: 03/11/2019 23:51

    Të dhe fsha Kelcyren n be th! Fshataret

    Përgjigju
  • Loti: 03/11/2019 19:57

    Bejeni nje ligj, 10 vjet larg fushes lojtari qe godet me grusht. Kto jan kafshe

    Përgjigju
  • Pino: 03/11/2019 19:26

    Mos ma merzitni Duken me gjera koti, me grushte e spitale, se kemi hallin te stadiumi. Kot ankoheni, Duka ashtu ju gjeti kur u be kryetar federate para 20 vitesh.

    Përgjigju
  • Timi: 03/11/2019 18:13

    Mbajeni duken mbajeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë