Dhuna ‘pushton’ futbollin shqiptar, Shyti: Interesa të mëdha në lojë, klubet duan me çdo kusht arritjen e objektivave

Pas presidentit 24-vjeçar të Gramshit Andrit Bici për dhunë ndaj gjyqtarit, një tjetër 22-vjeçar është vendosur në prangat e policisë për episodet e dhunës në futbollin shqiptar gjatë fundjavës. Xhoni Zhika është personi që goditi me shishe qelqi autobusin e skuadrës së Pogradecit në Librazhd pas ndeshjes tejet të tensionuar në Elbasan.

Duket se pas fillimit të qetë të sezonit, tani kur po hyjnë në fazat e nxehta të kampionatit, rastet e dhunës po përsëriten javë pas jave.

“Pasionet e mëdha, interest e mëdha, se janë qytete të vogla dhe duke qenë klube të vogla shoqërohet me interesa të mëdha sportive. Të tilla episode nuk janë tipike shqiptare dhe janë raste që e shoqërojnë sportin. Nga pasioni i lartë më pas vijnë të tilla situata,”-u shpreh Artan Shyti, ish-zv ministër sporti.

Episodeve të dhunës nuk i ka shpëtuar as Superliga, pasi të shtunën disa tifozë të Tiranës goditën me mjete të forta autobusin e tifozëve kundërshtarë të Teutës. Gjithsesi për këtë nuk ka ende persona të shoqëruar pavarësisht se dy tifozë të Teutës mbetën të lënduar.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda