Dhuna ka goditur sërish futbollin Shqiptarë.Kësaj radhe fenomeni negativ, plagë e vendit tonë ka goditur ndeshjen e kategorisë së parë mes Shkumbinit dhe Sopotit të zhvilluar në Elbasan, ku si pasojë e një sulmi të tifozëve peqinas, kanë mbetur të dëmtuar dy trajnerët e skuadrës mike, Gentian Stojku dhe dhe zëvendësi, Elton Ceno.
Sipas burimeve zyrtare pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Gentjan Stojku kanë përfunduar të dy në spital dhe janë jashtë rrezikut.
Pas ngjarjes kanë ndërhyrë edhe forcat e policisë duke shoqëruar edhe disa nga tifozët të dhunshëm, ndërkohë që anëtarët e tjerë të ekipit të Sopotit janë marrë në mbrojtje nga efektivët e komisariatit të policisë së Peqinit, deri në normalizimin e situatës. Trajnerët e dëmtuar janë transportuar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit ku ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.Gjithësesi, ndeshja përfundoi me rezultatin me fitoren 1-2 të librazhdasve e vlefshme për grupin B të Kategorisë së Parë.?ATSH/
/Shqiptarja.com