Asnjë hap përpara drejt paqes në Ukrainë, përveç shkëmbimit të parë të të burgosurve pas katër muajsh.
Por raundi i dytë i negociatave trilaterale mes Moskës, Uashingtonit dhe Kievit në Abu Dhabi ka prodhuar një rezultat konkret: rikthimin e dialogut ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, i cili ishte pezulluar në vjeshtën e vitit 2021.
Por sa i përket çarmatimit bërthamor, ka qëndrim të fortë nga të dyja palët: me skadimin e traktatit të fundit për mosproliferim mes dy fuqive, Neë Start, presidenti amerikan Donald Trump është shprehur kundër vazhdimit të respektimit të kufijve të tij, siç kishte propozuar rus Vladimir Putin, duke kërkuar në vend të kësaj “një traktat të ri”.
Rikthimi i dialogut ushtarak
“Mbajtja e dialogut mes forcave të armatosura është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen globale dhe ofron një mënyrë për të rritur transparencën dhe promovuar de-eskalimin”, shpjegoi Komanda Evropiane e SHBA-së, duke saktësuar se, pas “progresit produktiv dhe konstruktiv”, gjenerali Alexus Grynkeëich, komandanti i forcave amerikane dhe të NATO-s në Europë që ishte prezent në Abu Dhabi, vendosi të rikthejë dialogun me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm rus, gjenerali Valerij Gerasimov, “për të shmangur gabimet e llogaritjes dhe për të parandaluar një përshkallëzim të pavullnetshëm”.
Skadon traktati bërthamor New Start
Njoftimi erdhi në ditën kur, në mesnatë, skadonte Neë Start, që kufizonte SHBA dhe Rusinë në 1,550 koka strategjike dhe 800 lansues. Traktati, i nënshkruar në 2010 dhe në fuqi që nga 2011, kishte një vetëm një shtyrje të njëanshme të dakorduar më 2021. Duke mos pasur asnjë mundësi ligjore për zgjatje më tej, Putin në shtator propozoi që Uashingtoni të vazhdonte të respektojë vullnetarisht termat e marrëveshjes pas skadimit të saj.
Kjo propozim u refuzua dje nga Trump, pas disa muajsh mosrespektimi. “Në vend që të zgjatet Neë Start, duhet t’i kërkojmë ekspertëve tanë bërthamorë të punojnë për një traktat të ri, të përmirësuar dhe të modernizuar, që të zgjasë në kohë”, shkroi ai në rrjetin social Truth.
Ditët e fundit, ai kishte kërkuar që çdo marrëveshje e ardhshme mbi kontrollin e armëve të përfshijë edhe Kinën. Por Pekini refuzon, sepse ka rreth 600 koka bërthamore krahasuar me 4,000 të Rusisë dhe SHBA-së. Pozicion që Moska “respekton”, tha dje zëdhënësi i Kremlinit Peskov. “Miqtë tanë kinezë mbështesin që potenciali i tyre bërthamor nuk krahasohet me atë të SHBA dhe Rusisë, dhe prandaj nuk duan të marrin pjesë në negociata, duke i konsideruar të papërshtatshme”.
Negociatat trilaterale për Ukrainën
Nga ana e Ukrainës, trilateralet në Abu Dhabi sollën shkëmbimin e parë të të burgosurve pas katër muajsh: 157 ushtarë dhe civilë për çdo palë. Nuk është e mjaftueshme për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili kërkoi “rezultate më të shpejta” drejt paqes dhe “jo një skenar ku rusët shfrytëzojnë gjithçka për avantazhin e tyre dhe vazhdojnë sulmet”.
“Dialogu është në vazhdim. Nuk është aspak i lehtë”, komentoi ai, duke njoftuar se raundi i tretë mund të mbahet “në SHBA”. Edhe i dërguari amerikan Steve Ëitkoff, prezent me Jared Kushner, pranoi: “Ende ka shumë për të bërë”./La Repubblica
Komente









