Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, është shprehur se ka dyshime të forta se Jeffrey Epstein ka ardhur dy herë në Shqipëri, njëherë në vitin 2009 dhe njëherë në vitin 2018.
Komentet Prençi i bëri në emisionin ‘Frontline’ nga Marsela Karapanço në Report TV, ku tha se Epstein dhe politikanë të tjerë që kishin rënë në ‘kthetrat‘ e tij, e pëlqenin Ballkanin për vajzat e bukura dhe për bregdetin që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë.
Prençi shtoi gjithashtu se pas Epstein qëndronin shërbimet sekrete, që ishin të interesuara për të implikuar zyrtarë të lartë nga e gjithë bota në afera korruptive e seksuale.
Ai e cilësoi Epstein një figurë jo vetëm të kompromentuar, por edhe kriminel, pasi sipas Prençit, ai ka arritur deri në atë pikë sa të abuzonte edhe me fëmijë.
“Epstein nuk ka qenë vetëm. Pas tij fshiheshin shërbime sekrete, që kanë qenë të interesuar për të implikuar zyrtarë të lartë, qoftë të SHBA-ve, por edhe të shteteve të tjera thuajse në të gjithë globin. Vdekja e tij është misterioze dhe është dyshuar se nuk ka qenë vetë-vrasje, por vrasje. Normalisht kështu përfundojnë të tillë njerëz, sepse aventurat që ndërmarrin, jo vetëm që janë të investuara, por janë edhe me rrisk shumë të lartë. Fakti që në kthetrat e Epstein kanë përfunduar Presidentë, Princa, ministra, deputetë, zyrtarë të lartë të BE-së, etj, por edhe mënyra e sjelljes së tij nuk është e pangjashme me shumë histori të tjera më të hershme në botë. Sepse njihen njerëz të tillë që përdoren nga shërbimet sekrete.
Normalisht neve na intereson fenomeni i Epstein në Shqipëri dhe për këtë duhet zyrtarisht të prononcohet shteti shqiptar, pasi ka dyshime që Epstein ka qenë 2 herë në Shqipëri. Flitet për vitin 2009-2010 dhe në vitin 2018. Këtë mund ta konfirmojë sistemi TIMS i hyrje daljeve në Shqipëri. Mënyra sesi ai dhe politikanë të tjerë të Europës kanë folur për Shqipërinë, për vajzat shqiptare, për qytetin e Kotorrit dhe për ish-Presidentin e Malit të Zi, tregon që ai dhe disa politikanë që i kishte futur në kthetra lakmonin pjesën ballkanike për 2 arsye, e para se kishte femra shumë të bukura dhe e dyta për një zonë të paprekur që ishte bregdeti shqiptar dhe ai i Malit të Zi, konkretisht qyteti i Kotorrit.
Pastaj atje ekziston një rast i një vajze nga Elbasani që ka aplikuar për punë dhe.... Epstein ishte një figurë shumë e kompromentuar, i ndikuar edhe nga shërbimet sekrete. Një figurë jo vetëm kompromentuese, por edhe kriminale. Ka shkelur shumë rrugë që nuk duhet t’i shkelte dhe ka abuzuar edhe me fëmijë.
Kujtojmë se pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi miliona faqe dokumenta nga Dosja e Epstein, ku dolën në pah emra të shumtë të politikën dhe biznesit, të cilët ishin të përfshirë deri diku në aferat e tij.
Nga ana tjetër, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi, ka thënë se përflitet se përmes dosjes Epstein po i bëhet shantazh presidentit Donald Trump për të sulmuar Iranin. Ai tregoi edhe një pjesë nga dosja, ku princi Andrreë i Kurorës Britanike i shprehej Epstein duke i thënë 'dua të bëhem kafsha jote shtëpiake'.
Ndërkohë juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Epstein kishte një lidhje të fortë me ish-Presidentin amerikan Bill Clinton, pasi sipas tij, Epstein ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë 17 herë gjatë Presidencës së Clinton. Po ashtu Spahiu shtoi se Clinton udhëtonte me Epstein me avionin e këtij të fundit të mbushur me vajza të reja, të quajtur 'Lolita'.
Juristi Kreshnik Spahiu ka zbuluar detaje të reja nga dosja Epstein, ku sipas tij, emri kyç i politikës amerikane që ishte i lidhur me Jeffrey, ishte ish-Presidenti Bill Clinton.
Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘Frontline’ nga Marsela Karapanço në Report TV, ku tha se veç Bill Clinton, Epstein kishte lidhje të fuqishme edhe me Presidentin aktual të SHBA-ve, Donald Trump dhe Princin Adrreë të Kurorës Britanike.
“Tani Epstein cilësohet nga analistët dhe politikanët e sotëm si një fenomen i ri i legalizuar. Që do të thotë se Epstein nuk është vetëm një individ pedofil, por një strukturë e organizuar kriminale, një oktapod politik ndërkombëtar, për shkak të influencës që i është ndërtuar qëllimisht. Epstein e morën dhe e krijuan atje. Është e vërtetë që pedofik lind, nuk bëhesh. Tani, historia e Epstein është se ai hyri në tregun e biznesit nga themeluesi i Victoria Sicret. Por lidhjet e tij politike të fuqishme janë tre. Është ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, Presidenti Donald Trump dhe Princi Britanik i Kurorës”, tha mes të tjerash Spahiu.
Spahiu shtoi gjithashtu se vetëm gjatë Presidencës së Bill Clinton, Jeffrey Epstein ka hyrë 17 herë në Shtëpinë e Bardhë.
Ai vijoi më tej duke thënë se pasi la postin e Presidentit, Bill Clinton ka udhëtuar me avionin ‘Lolita’ të Epstein shumë herë, një avion që sipas Spahiut në qarqet ndërkombëtare përflitej se ishte i mbushur me vajza të reja e të bukura.
“Ajo që dihet botërisht është që Bill Clinton është një nga njerëzit më të akuzuar dhe në çdo vend të planetit nëse do të ishte kjo dosje, ai do të ishte në bankën e të akuzuarve. Ai do të dalë të flasë sërish në Kongresin Amerikan dhe për drejtësinë amerikane. Sepse dihet zyrtarisht dhe publikisht që Epstein ka hyrë dhe ka vizituar Shtëpinë e Bardhë 17 herë vetëm gjatë Presidencës së Bill Clinton. E dyta pasi është çliruar nga posti i Presidentit, Bill Clinton e përdorte avionin e Epstein si një avion të vetin dhe udhëtonin gjithmonë bashkarisht dhe në të gjithë qarqet ndërkombëtare njihej si avioni ‘Lolita’, sepse aty merrnin vajza të reja dhe konsiderohej si një... Unë po them si njihej në mediat ndërkombëtare. Influeca e tij shkon përtej efektit ndërkombëtar dhe duket qartë që kemi të bëjmë me një strukturë të shërbimeve të shumëfishta”, tha mes të tjerash Spahiu.
Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Marlind Laçi, është shprehur se në SHBA përflitet se dosja Epstein po përdoret nga inteligjenca izraelite për t’i bërë presion Presidentit Donald Trump që Amerika të sulmojë Iranin.
Komentet Laçi i bëri në emisionin ‘Frontline’ nga Marsela Karapanço në Report TV, ku tha se nëse Irani do të sulmohet nga SHBA, atëherë sipas tij, kjo do të thotë se Trump është i zhytur thellë në skandalet e shfrytëzimit seksual të të miturve.
“Kemi të bëjmë me një organizatë terroriste ndërkombëtare pedofilësh. Bëhet fjalë për shfrytëzimin e mijëra të miturve që janë tregtuar si skllevër nga bota e tretë dhe që janë dërguar në ishullin e Epstein për të shërbyer atje në format më të ndyra seksuale. Nga ana tjetër pse në këtë moment. Kemi të bëjmë me një situatë tepër të nxehtë gjeopolitike dhe gjeostrategjike.
Jemi në prag të goditjes së Iranit. Dhe ka shumë zëra në SHBA, sidomos të gazetarëve, që shprehin qartë se dosjet Epstein po përdoren si formë shantazhi kundrejt disa politikanëve që hezitojnë të godasin Iranin. Pra Donald Trump mbase i percepton si shantazhe që mund të vijnë nga ndonjë agjenci inteligjence e huaj, që në dosjen Epstein gjejmë kontante të jashtëzakonshme të Epstein me inteligjencën Izraelite.
Ai kishte komunikime të vazhdueshme me ish-kryeministrin izraelit. Dhe në këtë kontekst duhet se dosja Epstein po përdoret si formë shantazhi ndaj Trump. Gjithsesi më pas do shikohet nëse vërtetë do kemi një goditje të Iranit, atëherë do të thotë se vërtet Donald Trump mund të ketë implikime të rënda në raport me shfrytëzimin seksual të të miturve. Në këtë aspekt do të shikohet nëse do të kemi një luftë frontale, ku 70% e amerikanëve janë shprehur kundër një lufte në favor të një pale të tretë”, tha mes të tjerash Laçi.
Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Marlind Laçi, është shprehur se ish-Princi i Kurorës Britanike, Andrew, i ka thënë Jeffrey Epstein ‘dua të bëhem kafsha jote shtëpiake‘.
Komentet Laçi i bëri në emisionin ‘Frontline’ nga Marsela Karapanço në Report TV, ku tha se kjo tregon degradimin e Perëndimit.
Ai shtoi gjithashtu se si rasti i Epstein në SHBA dyshohet se ka edhe rreth 50 celula të tjera, ku kryhen abuzime seksuale dhe shantazhe.
“Por ajo që shihet në dosjen Epstein e ka kaluar konceptin e shantazhit seksual. Ka kaluar në disa aspekte të pamenduara deri në nivele shtazarake, duke përdhunuar fëmijë dhe duke kaluar në rite të ndryshme satanike që përmenden në këtë dosje. Kjo është një sirenë alarmi që edhe në vende demokratike përsëri ka raste të tilla makabritetesh që është e vështirë të zbulohen kaq lehtë. Flitet që ka edhe 50 celula të tjera në SHBA të njëjta si Epstein. Epstein sipas asaj çfarë shprehen gazetarë të ndryshëm amerikanë, mund të jetë vetëm maja e ajzbergut. Në këtë aspekt duhet parë me kujdes edhe çështja e fëmijëve. Princi Andrew i shprehej Epsteinit që ‘unë kam dëshirë të bëhem kafsha jote shtëpiake‘. Kur arrihet në këtë nivel nga princi i Kurorës Britanike të shprehej në atë mënyrë ndaj një sociopati si Epstein, kemi të bëjmë me një dekadencë të elitave perëndimore“, ka thënë mes të tjerash Laçi.
Pallati Buckingham tha se Andrew është pajtuar që të largohet nga prona mbretërore, teksa lidhjet e tij me financierin, Jeffrey Epstein - që ishte ekspozuar si pedofil - vazhdojnë të shkaktojnë polemika. Pas skandalit, Andreë e ka humbur titullin e Princit.
Komente









