Furnizimi me ujë në qytetin e Fierit është rikthyer pas tërheqjes së lumit Vjosa nga stacioni i pompimit në Kafaraj.
Sipas Ujësjellës Kanalizime në Fier, uji që aktualisht vjen në rubineta është i përshtatshëm vetëm për përdorim sanitar dhe nuk duhet të pirë apo përdorur për gatim.
Autoritetet bëjnë me dije se kufizimi do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e kontrolleve dhe analizave për sigurinë e ujit për konsum.
Njoftimi i Ujësjellës Kanalizime Fier në Facebook
Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier sh.a njofton qytetarët se puset që furnizojnë Njësinë Administrative Fier janë rikthyer në funksion të plotë dhe furnizimi me ujë do të vijojë normalisht. Deri në një njoftim të dytë, këshillohet që uji të përdoret vetëm për nevoja sanitare. Ekipet teknike vijojnë monitorimin e situatës për të garantuar cilësinë dhe vazhdimësinë e shërbimit.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ 13 mijë ha e 1587 banesa nën ujë, Rama: Dëmshpërblim, hidrovorët të gjithë në punë! Malaj: Fondi për situatën 50 mln euro








