Futbolli në Shqipëri rinisi sot me ndeshjen çerekfinale të Kupës së Shqipërisë Partizani-Luftëtari pas 7 ditësh bojkot nga arbitrat. Në “Elbasan Arena” u pa të kishte policisë jashtë stadiumit, por ende mbetet e paqartë nëse ata do të futen brenda impanteve sportive pasi në ndeshjen në fjalë klubi i Partizanit që ishte edhe pritës ishte i dënuar të luante pa tifozë nga disiplina. I pranishëm brenda stadiumit ishte vetëm vetëm shefi i rendit.
Sa i takon rezultatit Partizani edhe pse kaloi i pari në avantazh është mposhtur me shifrat 1-2. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e të kuqve, të cilët zhbllokuan me një supergol të Telushit. Gjithsesi gjirokastritë falë Realdo Filit që realizoi ‘dopietë’ do të përmbysnin rezultatin dhe në të njëjtën kohë do të dilnin me fitore nga Elbasani, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve.