Rikthehet Gjykata Kushtetuese, pas tre vitesh mungesë mban seancën e parë për padinë e ngritur për dënimet në mungesë

Rikthehet Gjykata Kushtetuese, pas tre vitesh mungesë mban seancën e parë për padinë e ngritur për dënimet në mungesë

Pas tre vitesh mungesë Gjykata Kushtetuese mban sot seancën e parë. Seanca është për padinë për dënimet në mungesë e ngritur nga gjyqtarët, e cila një vit më parë solli dhe përplasjen e tyre me qeverinë dhe parlamentin. Seanca do të zhvillohet pa praninë e palëve por vetëm mbi bazën dokumentesh. Në kërkesën që do të shqyrtojë sot Gjykata Kushtetuese kërkohet  shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe togfjalëshit “... i së njëjtës gjykatë”, parashikuar në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr. 35/2017.

Ankimimi i ngritur nga gjyqtarët është për antikushtetueshmërinë e nenit 453 te kodit të procedurës penale. Prej 2017 kodi i procedurës penale i ndryshuar parashikon se ankimet për gjykimet në mungesë rishikohen nga gjykata që ka dhënë vendimin në dhome këshillimi me një gjyqtar.

Deri në 2014 ky nen parashikonte shqyrtim nga një gjykatë më e lartë përfshirë Apelin ose të Lartën me 3 gjyqtarë apo 5 gjyqtarë. Dërgimi i kërkesës në Gjykatën Kushtetuese është bërë nga gjyqtari penal i Tiranes Erion Bani për këtë ndryshim ligjor. Kërkesa është bërë nga një i dënuar me 10 vite burg në mungesë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion