Është rikthyer gripi i shpendëve dhe vendi më i prekur deri më tani është Republika Çeke. Një fermë pulash në Çeki, në fshatin Brod nat Tichou ka asgjësuar 750.000 pula për shkak të shpërthimit të madh të gripit të shpendëve, që do të thotë gati 15% e totalit të pulave në të gjithë shtetin.
Javëve të fundit, disa ferma çeke, po ashtu, janë prekur nga virusi që momentalisht është kthyer problemi kryesor, kjo edhe për fuqinë blerëse pasi është rritur çmimi i vezëve.
“Situata është shumë serioze. Dhjetë raste të shpërthimeve të reja janë regjistruar në dhjetor në Çeki dhe situata është duke u rënduar”, tha përmes një deklarate Administrata Shtetërore e Veterinarisë, SVS.
Virusi H5N1 që shkakton të ashtuquajturin “gripin e shpendëve” është bërë mjaft i transmetueshëm dhe me shpejtësi në të gjitha vendet, prandaj fermerët çek janë urdhëruar që t’i mbajnë në ambiente të mbyllura shpendët në mënyrë që të parandalojnë transmetimin e virusit, pasi transmetohet te njerëzit.
Autoritetet shëndetësore evropiane muajin e kaluar paralajmëruar se kontinenti po përballet me shpërthimin “më të rëndë” të këtij virusi, teksa janë vrarë miliona shpezë.
Afër 2.500 raste shpërthimesh të gripit janë regjistruar në ferma në 37 shtete evropiane që nga tetori i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2022 dhe si rezultat i shpërthimeve janë asgjësuar rreth 50 milionë shpendë, por në bazë të këtyre statistikave rreziku për infektimin e njerëzve është i ulët, kurse rreziku për personat që punojnë në pulari është mesatar.
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Proda takim me zv.presidentin e policisë çeke: Luftë krimit të organizuar! Patrullime të përbashkëta gjatë sezonit veror
17 Janar, 12:20
-
Ministri i Brendshëm takim me homologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Gripi Shpendëve zgjeron hartën, zbulohet një vatër e re në Gjirokastër! Mbi 20 pula janë groposur
14 Janar, 10:11
-
Çeki/ Shpërthimi i propanit në një restorant, 6 të vdekur 8 të plagosur (VIDEO)
12 Janar, 14:24
-
Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjenden të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat
11 Janar, 10:33
-
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
10 Janar, 09:39
-
Shqipëria preket nga gripi i pulave! Veterineri: Virusi 'H5N1' nga rosat e egra rrezikon të përhapet në pulari dhe shpendët e oborrit
7 Janar, 15:55
-
Vlorë/ U gjetën shpendë të ngordhur në plazhin e vjetër dy ditë më parë, analizat rezultojnë pozitive për gripin e shpendëve
7 Janar, 09:14
-
SHBA, shënohet viktima e parë nga gripi i shpendëve në Luiziana
7 Janar, 09:01
-
Dhjetëra shpendë të ngordhur në Vlorë, Shërbimi Veterinar: Mblodhëm mostra për analizat! Dyshohet për grip shpendësh
5 Janar, 10:42
-
‘Çfarë po hamë?!’ Siguria ushqimore, Tabaku akuzon: Produktet tona mrekulli, por pesticidi po i shkatërron, socialistët burim i varfërisë! (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 17:00
-
Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona
28 Dhjetor 2024, 19:56