Rikthehet Juventusi me 5
fitore radhazi, 4 pikë larg Napolit

Rikthehet Juventusi me 5<br />fitore radhazi, 4 pikë larg Napolit
Juventusi i vërtetë po rikthehet duke bindur javët e fundit pas 5 fitoreve radhazi që ka siguruar në kampionat. E fundit përballë Lazios në ‘Olimpico’ me rezultatin e pastër 0-2 duke u dërguar një sinjal të qartë rivalëve se gara e vërtetë për kampionatin tani ka filluar dhe se kriza e fillimit të edicionit është hedhur pas krahëve. Përballë një Lazio në krizë, bardhezinjtë nuk e kishin shumë të vështirë që të fitonin. Juve shënoi dy gola duke e mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë. Kampionët aktualë të Italisë, pavarësisht dijenisë për krizën e Lazios nuk e kishin menduar që mund të merrnin komandën dhe avantazhin që në minutën e 7, teksa golin ua dhuroi Santiago Gentiletti që gabimisht dërgoi topin në rrjetë në portën e tij.

Marchetti nuk kishte se çfarë të bënte tjetër, përveç se të nxirrte topin nga rrjeta. Bardhekaltërit e dekurajuar dhe pa motiv pas pësimit të golit dorëzohen para furisë bardhezi që ishte e etur në fushë për të marrë pikët e plota. Rastet e njëpasnjëshme të miqve konkretizohen me golin e dytë në minutën e 32 këtë herë topin bardhezinjtë e dërgojnë vetë topin në rrjetë pa ndihmën e vendasve. Argjentinasi Dybala shpërthen duke shpalosur të gjithë talentin dhe justifikuar milionat që u derdhën në arkat e Palermos për shërbimet e tij, teksa pas një stopimi të bukur të sferës e lëshon drejt portës duke mposhtur Marchetti-n për herë të dytë dhe vulosur fatin e ndeshjes.

Fitorja e ngjit Juventusin në vendin e pestë në renditje me 27 pikë të grumbulluara, 4 më pak se Napoli që kryeson, por me një ndeshje më shumë, pasi kundërshtarët luajnë sot dhe nesër ndeshjet e javës së 15. Ndërsa Lazio pas humbjes mbetet në vendin e 10 me 19 pikë, shumë larg formës së edicionit të kaluar. Lazio pritet që të shkarkojë trajnerin Pioli pas humbjeve radhazi këtë edicion, ndërsa Igli Tare duket se është përgatitur për ndërhyrje të forta në merkaton e dimrit për të përforcuar ekipin në të gjitha repartet.
 
Dylber Balla/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën