Koronavirusi është rikthyer sërish në Superligën shqiptare edhe pse kjo e fundit është në bojkot. Burime bëjnë me dije se Erdenis Gurishta, futbollisti i Vllaznisë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gurishta kishte bërë një test para pak ditësh, i cili kishte dalë negativ, por sot në një tjetër test rezultoi pozitiv.

Më herët, në qershor, rasti i parë me koronavirus ishte regjistruar në klubin e Bylis, ku Qardaku rezultoi i infektuar. Fatmirësisht ai nuk kishte shenja dhe gjendja shëndetësore ishte e mirë.